AKTUALE

UNT nënshkroi marëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tetovës

Banner

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tetovës, që do të shërben si bazë për nxitjen e bashkëpunimit, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimit në fushat e arsimit dhe hulumtimit shkencor.

Dy nënshkruesit, rektori i UNT-së Prof. Dr. Izet Zeqiri dhe rektori i UT-së Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti u zotuan që dy universitetet të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta kërkimore dhe pilot projekte, shkëmbim të stafit hulumtues dhe mësimdhënës, shkëmbim të studentëve, organizimin e seminareve, konferencave, dhe punëtorive të përbashkëta.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universiteti i Tetovës do të shkëmbejnë botimet shkencore dhe materiale tjera për qëllime kërkimi dhe arsimimi, do të realizojnë vizita afatshkurtra të anëtarëve të lartë të stafit për konsultime, leksione dhe planifikim të projekteve si dhe vizita afatgjata nga stafi hulumtues dhe teknik për trajnime, studime pasuniversitare ose pjesëmarrje në projekte të përbashkëta kërkimore.
Dy institucionet e arsimit të lartë do të bëjnë shkëmbimin e studentëve deridiplomikë dhe pasdiplomikë për trajnim praktik dhe pjesëmarrje në programet ndërkombëtare, do të nxisin kontakte me shkencëtarë të shquar nga qendrat tjera akademike në vendet përkatëse, si dhe do të ofrojnë mbështetje reciproke në planifikimin dhe implementimin e vizitave në vendet përkatëse.
Dy universitetet do të ofrojnë mbështetje financiare sipas mundësive në dispozicion të secilës palë dhe do të përpiqen të sigurojnë fonde nga burime tjera kombëtare ose ndërkombëtare. Marrëveshja do të plotësohet me plane pune më të hollësishme, nënmarrëveshje, që do të përgatiten sipas nevojës së projekteve aktuale ose të planifikuara. Marrëveshja do të vlejë për një periudhë prej pesë vjetësh.
UNT që nga themelimi ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me mbi 60 institucione të arsimit të lartë nga vendi, rajoni dhe bota.

Banner

Related posts

Fraksioni i BDI informon se zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat

admin

Sot, më 11 shtator, puthadorët, pushtuan në mënyrën më joligjore edhe kalanë e fundit të kulturës shqiptare në RMV!

Gjyla Halili

Izet Mexhiti i përgjigjet ashpër Ahmetit: E ndjesh humbjen, ke fituar duke përçarë

Gjyla Halili

Leave a Comment