AKTUALE

Çitaku ironizon me Kurtin: Kur darkoni me Lajçakun, paramendoni që i keni përballë qytetarët që ua dhanë votën

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është përfshirë nga distanca në debatin që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës në lidhje me dialogun.

Çitaku përmes një shënimi në Facebook, ka ironizuar me kryeministrin Kurti duke i thënë se “kur ju të darkoni me Lajçakun, paramendoni që i keni përballë qytetarët të cilët ua kanë dhënë votën”.

E dyta e PDK-së, në përgjigje të asaj që deklaroi kryeministri Kurti në Kuvend thotë se PDK ka qenë konsistente në dialog.

“Kryeministri po i thotë opozitës “Kur e takoni Escobarin, paramendoni që e keni Albin Kurtin përpara, e ja thuani qëto fjalë””, shkroi Çitaku.

Kryeministër, PDK ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet ta përmbajë marrëveshja përfundimtare, njohjen reciproke”, ka shkruar Çitaku.

Opozitarja thotë se Kurti të kujtojë qytetarët që u ka thënë se “Zajednica nuk kalon” kur të përballet me Lajçakun.

“Ndërkohë, kur ju të darkoni me Lajçakun, paramendoni që i keni përballë qytetarët të cilët ua kanë dhënë votën. Po ata qytetarë të cilëve u keni thënë zëshëm “Zajednica nuk kalon””, ka përfunduar Çitaku./Telegrafi/

Banner

Related posts

Nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

Gjyla Halili

Luan Veliu: Është koha për “remont” të plotë – përgjegjësitë t’i marrë gjenerata e re

Gjyla Halili

“Rinia që sjell ndryshim – Vjollca Fetahi për Tetovën e së ardhmes”

Gjyla Halili

Leave a Comment