AKTUALE

Studiuesi italian: Toka ka lëvizur me 3 metra në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Banner

Carlo Doglioni, Presidenti i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës në Itali shprehet se toka ne zonat e prekura nga termeti ka levizur me 3 metra.

Ai sqaron se të dhënat satelitore, kur të jenë të disponueshme, do të tregojnë matjen akoma më të saktë të lëvizjes së tokës.

Epiqendra e tërmetit duket se ka qenë në Anadollin lindor, aty ku bashkohen pllakat tektonike të Anadollit, Arabisë dhe Afrikës.

Pllakat tektonike kanë lëvizur horizontalisht, shpjegoi Doglioni për Ansa, duke shtuar se ka një çarje nga Mesdheu në veri-lindje që shkon deri në Detin e Zi dhe i bashkohet çarjes së veriut të Anadollit që arrin deri në Stamboll.

Nga tërmeti i fortë me magnitudë 7.8 në Turqi pranë kufirit me Sirinë, u dha fillimisht edhe një alarm për cunami në Turqi, Qipro, Itali. Por më pas alarmi u hoq.

Banner

Related posts

Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti nuk ka ndërmend të propozoj emër të ri

Gjyla Halili

“𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐢 𝐌𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩𝐢: 𝟓 𝐌𝐞𝐝𝐚𝐥𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐚𝐫𝐢𝐬 – 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐒𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐢 𝐏𝐚𝐡𝐚𝐫𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐞̈𝐦!”

Gjyla Halili

Isen Shabani: Sonte në fshatin Toplicë! Pjesmarrja Juaj na nderon!

Gjyla Halili

Leave a Comment