KOSOVË

Gjuriq: Vizita e pesë emisarëve nuk është “Dita D” për Serbinë

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq ka deklaruar se nuk e konsideron ardhjen e pesë emisarëve specialë si “Dita D” për Serbinë, por shprehet se është momenti i fundit për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Sigurisht, është e rëndësishme për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, për respektimin e parimeve të Washingtonit dhe për normalizimin e situatës në terren dhe ndalimin e lëvizjeve të Kurtit, të cilat në muajt e kaluar i shkaktuan shumë kokëçarje jo vetëm popullit tonë, por e destabilizoj edhe të gjithë rajonin”, tha Gjuriq, për Tanjug.

Sipas tij, që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, Kurti vazhdimisht dhe në vazhdimësi është përpjekur të minojë dhe dobësojë pozitat serbe me metoda të dhunshme.

Kujtojmë se, sot në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojnë pesë emisarët special për dialogun, me që rast do të diskutohet për hapat e ardhshëm drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare, me njohje reciproke në qendër.

Banner

Related posts

Autobusi me targa të Serbisë aksidentohet në Greqi, raportohet për viktima

admin

Kurti thotë në fillim të javës vendos nëse do të shkojë në Bruksel

admin

Mijëra persona në protestën e tretë kundër dhunës

admin

Leave a Comment