AKTUALE

Ali Ahmeti: Përfaqësimin e grave në institucione e kemi nisur nga zero, sot i gëzohemi të arriturave

Pas takimit me qytetarët e Gostivarit, kryetari i BDI Ali Ahmeti, ka takuar edhe Forumin e Gruas të BDI në Gostivar. Para të pranishmëve kryetari Ahmeti ka mbajtur një fjalë rasti, ndërsa krahas tij edhe nënkryetarja dhe deputetja Arbana Pasholli si dhe deputetja Vjollca Latifi Ademi.

Sami Frashëri e ka një filozofi tepër të përpunuar dhe jorastësisht është edhe themelues i Enciklopedisë së Turqisë, dhe Turqia nuk i jep eshtrat e tij. “Nëse do të dish nivelin e një kombi, shihe në çfarë shkalle e ka pozitën e gruas”. Sa e ka të shkolluar femrën. Gjithçka fillon te pragu. Ne si komb kemi qenë të pushtuar, por kemi vuajtur dy regjime, një regjim në tërësi kombëtare dhe një tjetër, që është ai i diskriminimit të gruas, ky diskriminim nuk ka zgjatur pak, por edhe ka lënë pasoja. Kam obligim moral për të respektuar gruan shqiptare, sepse më kanë strehuar, me pushkë nën jastëk kanë fjetur për të më mbrojtur mua më është krijuar momenti, pse mos u dalë zot këtyre nënave, motrave e grave për barazi. Kur kam ardhur nga ushtria dhe u futëm në politikë, asnjë grua shqiptare nuk ka pasur në asnjë institucion, as në Parlament, as në Qeveri, nga zeroja ia kemi nisur. Thua se dalim nga regjimi i mesjetës. Sot për të arriturat gëzohem, por nuk jam krenar. Nga 15 deputetë, gjashtë janë gra, 40 për qind, por nuk dua të matet përfaqësimi i nënave, grave e motrave me përqindje. Le të jetë garë e hapur. Pse çka u mungon grave, inteligjenca, jo. U them drejt, se aty ku qeverisin gratë më mirë më ka dalë se te burrat. Më me ndershmëri, më me përgjegjësi, më me korrektësi i bëjnë punët, këto i kam vërtetuar. Ky do mbetet angazhimi përhershëm i yni, ka veçuar në fjalën e tij kryetari Ahmeti.

Në fjalën e saj para Forumit të gruas në Gostivar, nënkryetarja e BDI-së, Arbana Pasholli, tha se politika nuk mund të funksionojë pa mbështetjen e qytetarëve, andaj ndër vite BDI po zhvillon takime të rregullta me qytetarë edhe kur nuk është fushatë zgjedhjesh, për të marrë vërejtjet, kritikat dhe sugjerimet e qytetarëve që të përmirësojë veprimin e saj, por pa dyshim edhe për të folur edhe për të arriturat që nuk janë të pakta.

Ndër vite kam ndjekur veprimtarinë e liderit Ali Ahmeti dhe jam shumë krenare që politikën e mësoj nga një lider i cili gjithsecilit nga ne i ka dhënë hapësirën të jemi vetvetja, por gjithashtu edhe të mësojmë kur gabojmë. Mos t’i mbyllim dyert, por duke shtruar dorën e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe pajtimit të gjejmë zgjidhje. Politika nuk mund të funksionojë pa mbështetjen e qytetarëve, andaj ndër vite BDI po zhvillon takime të rregullta me qytetarë edhe kur nuk është fushatë zgjedhjesh, për të marrë vërejtjet, kritikat dhe sugjerimet e qytetarëve që të përmirësojë veprimin e saj, por pa dyshim edhe për të folur edhe për të arriturat që nuk janë të pakta. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të përgjithshëm, ju kryetar deklaruat dhe po ju parafrazoj: ‘Të mos bëhemi peng të funksioneve, por të çojmë përpara misionin’. Misioni juaj për të siguruar një të ardhme të konsoliduar të këtij vendi, që në vete nënkupton edhe integrimin në Bashkimin Europian, është tepër fisnik dhe unë bashkë me kolegët bashkëpunëtorët dhe aktivistët e BDI-së, më e pakta që mund të bëjnë për të shprehur respektin ndaj misionit tuaj është që t’u bëjmë krenar me sjelljen dhe punën tone, ka thënë Pasholli.

Në anën tjetër, deputetja Vjollca Latifi Ademi tha se prezenca e grave sot i jep forcë zërit të çdo femre, nëne e bije, ndaj përkulem para jush për t’ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme, durimin dhe përkushtimin, kontributin e pandërprerë në promovimin, ruajten e vlerave dhe avancimin e gruas shqiptare.

Progresi i gruas gjatë këtyre viteve ka ndryshuar dhe kjo u bë e mundur falë mundësive të barabarta, thyerjes së stereotipeve gjinore përmes pjesëmarrjes aktive të gruas në politikë dhe të gjitha sferat shoqërore që u hartuan përmes strategjive të partisë sonë. Sekretarja amerikane e shtetit në një rast kishte thënë: “Kur investojmë në gruan nuk investojmë në një individ, por investojmë në familje, investojmë në gjeneratat e ardhshme, investojmë në shoqëri dhe shtet”. Prezenca juaj sot i jep forcë zërit të çdo gruaje, nëne bije, ndaj përkulem para jush për t’ ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme, durimin dhe përkushtimin, kontributin e pandërprerë në promovimin, ruajten e vlerave dhe avancimin e gruas shqiptare. Në 20 vjetorin e BDI, lideri ynë iu drejtua forumit të gruas me fjalët: “Përderisa të më rrahë një damar, mbështetjen do e keni në kontinuitet”. Andaj ju ftoj që me këtë elan dhe frymëzim të vazhdojmë drejt realizimit të qëllimit tonë për integrimin e vendit në BE. Anëtarësimi në BE, do të thotë përforcimi i pozitës gjeostrategjike të vendit, demokratizim më të madh, rritje të dinamikës së reformave, rritja e perspektivës për zhvillim ekonomik, rritja e investimeve në vend, rritja e trendit për hapjen e vendeve të reja të punës, rritja e standardit jetësor dhe kualitet më të mirë të jetës së qytetarit, t’i kthejmë të rinjtë në vendin e tyre”, ka theksuar Latifi Ademi.

Related posts

BFI: Të ketë dalje masive në votime, mos bini pre e thirrjeve për bojkot në afishet pa autorë në Çair

Gjyla Halili

Faton Ahmeti nga Çairi: Ali Ahmeti plagë të hapura e punë të papërfunduara kurrë nuk ka lënë pas

admin

Abdixhiku: Si parti e qendrës së djathtë, besojmë në lirinë ekonomike të gruas

Gjyla Halili

Leave a Comment