SPORT

Ronaldo shkëlqen për Al Nassr, shënon dy gola

Portugezi Cristiano Ronaldo po vazhdon me formën e mirë te Al Nassr, duke shënuar dy herë në ndeshjen e sotme ndaj Al Wehda.

Al Nassr po luan si mysafir i Al Wehda dhe rezultati momental është 2-0 në të mirë të skuadrës ku luan Cristiano Ronaldo.

Portugezi shënoi fillimisht në minutën e 21-të, ku mori një pasim në zonë dhe me një gjuajtje për tokë shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe portugezi shënoi edhe në minutën e 40-të për 2-0.

Nëse Al Nassr e mbyll ndeshjen me fitore do të bëhet lider në Superligën e Arabisë Saudite me 37 pikë.

Related posts

Ancelotti kapet me gazetarët për Viniciusin

admin

Pas humbjes nga Barcelona, Ancelotti ka një mesazh për katalonasit

admin

Ofertë nga Turqia për portierin Visar Bekaj

admin

Leave a Comment