SHOWBIZ

Qeveria e Indisë i kërkon njerëzve të përqafojnë lopët për ditën e Shën Valentinit (fotot)

Ministria e mirëqenies së kafshëve në qeverinë e Indisë, i ka bërë apel popullit që për të shënuar ditën e Shën Valentinit këtë vit, në vend të përqafimit të partnerëve të tyre, të përqafojnë lopët “për të promovuar vlerat Hindu”.

Propozimi i çuditshëm i qeverisë shtonte se dita do të quhej “Dita e përqafimit të Lopëve” teksa shtohej se ky veprim sjell “pasuri emocionale, zhvillim personal dhe lumturi kolektive.”

Ata nuk thonin sesa mbështetje ka gjetur iniciativa e tyre por në Indi lopët adhurohen si të shenjta nga besimtarët e devotshëm Hindu.

Vitet e fundit radikalë indianë Hindu kanë sulmuar simbolet dhe njerëzit që ndiqnin festën e Shën Valentinit, duke thënë se ajo promovo shthurjen.

Qeveria nacionaliste Hindu e drejtuar nga kryeministri  Narendra Modi është kritikuar nga Perëndimi për atë që quan supremaci fetare ne vendin e njohur si laik.

Por populli Hindu përbën rreth 80% të 1.4 miliardë banorëve të vendit. Muslimanët përbëjnë14%, dhe pjesa tjeter përbëhet nga minoranca besimtarësh Sikhs, Budistë e Jain.

Lopa është ngulitur prej kohësh në ideologjinë hindu dhe respektohet gjerësisht.