SPORT

Afati kalimtar në NBA me surpriza të “çmendura”  

Pas transferimit dy ditë më parë të Kyrie Irving nga Brooklyn te Dallas, afati kalimtar në NBA ka dhuruar të tjera surpriza. Madje orët e fundit në NBA janë konsideruar si të çmendura, pasi janë përfshirë disa nga yjet e basketbollit, duke bërë që beteja për titullin kampion të përfshijë të tjera ekipe.

Kështu, nga Brooklyn është larguar edhe Kevin Durant. 34-vjeçari do të luajë me Phoenix Suns, ndërkohë që ai do të shoqërohet edhe nga TJ Warren. Në kahun e kundërt, nga Phoenix te Brooklyn, kanë lëvizur Mikal Bridges, Cam Johnson, Jae Crowder si dhe katër zgjedhje të para në draft të viteve 2023, 2025, 2027 e 2029.

Në këtë transferim është përfshirë edhe një shkëmbim lojtarësh në draft të vitit 2028. Gjithsesi, transferimi i Kevin Durant te Phoenix e bën këtë ekip favorit në Perëndim, pasi këtu luajnë edhe Kevin Booker e Chris Paul, duke formuar kështu një trio të frikshme.

Surprizat e tjera vijnë nga një shkëmbim që ka përfshirë 3 skuadra. Russell Westbrook, 34 vjeç, ka lënë Lakers për t’u transferuar tek Utah Jazz. Te skuadra e Lakers rikthehet D’Angelo Russell (26 vjeç), që shoqërohet edhe nga Malik Beasley e Jarred Vanderbilt. Pra, LeBron siguron përforcimet që dëshironte.

E përfshirë në këtë shkëmbim edhe ekipi i Minnesota, që siguron Mike Conley, Nickeil Alexander-Walker dhe 3 zgjedhje në draft në vitet 2024-2026. Ndërsa tek Utah Jazz, përveç Westbrook, do të shkojnë edhe Juan Toscano-Anderson, Damian Jones dhe një zgjedhje e parë në draft të vitit 2027.

Related posts

Daku reagon pas përfshirjes në listën e Shqipërisë

admin

Klodiana Shala: Ish-partneri im sot është në krah të Luiza Gegës

admin

James Maddison po kërkohet nga katër klube të mëdha angleze

admin

Leave a Comment