Sipas Agjencisë së fatkeqësive të Turqisë, së paku 12,873 vetë u vranë dhe 62,937 të tjerë u plagosën nga nga këto dy tërmete të forta deri më tani.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, të përqëndruar në provincën Kahramanmaras, u ndjenë nga 13 milion njerëz në 10 provinca, duke përfshirë Adana, Adiman, Dijarbakir, Gaziantep, Hataj, Kilis, Malatja, Osmaniye dhe Sanliurfa.
Disa vende në rajon, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin, ndjenë dridhje të forta që goditën Turqinë në hapësirën prej më pak se 10 orësh.
Më tepër se 113,200 personel kërkimi dhe shpëtimi po punojnë tani në terren, tha në një deklaratë Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
“Si rezultat i bisedimeve me ministrinë e jashtme turke, 5,709 personel që vinte nga vende të tjera për të dhënë ndihmë u dërguan në zonën e fatkeqësisë,” shtonte ai, raporton Anadolu Agency.
Përveç ekipeve të shpëtimit, batanijet, tendat, ushqimet dhe ekipet e ndihmës psikologjike u dërguan gjithashtu në zonat e prekura.
Një total prej 92,738 tendash familjare u ngritën për të strehuar të mbijetuarit, tha gjithashtu AFAD.
NË këtë deklaratë shtohet se 5,557 makina, duke përfshirë ekskavatorë, traktorë dhe dozerë, u dërguan në zonën e fatkeqësisë.
Shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan inspektoi të mërkurën kërkimin dhe shpëtimin në vazhdim, si dhe përpjekjet për ndihmë në provincat Adana, Hataj dhe Kahramanmaras, si dhe një nga epiqendrat Pazarcik, ku u takua me të mbijetuarit në qytetet e tendave.
Zonja e parë Emine Erdogan vizitoi të mërkurën 16 të mbijetuar të mitur që ishin ngritur nga Kahramanmaras në një spital në kryeqytetin Ankara.
Për të shpejtuar më shumë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, Turqia shpalli të martën një gjendje të jashtzakonshme tre-mujore në provincat e goditura nga tërmeti.
Përveç kësaj, Turqia po mban shtatë ditë zie kombëtare pas tërmeteve shkatërrimtare.
Të gjitha veprimtaritë sportive kombëtare në vend janë pezulluar deri në një njoftim të mëtejshëm. Shkollat në mbarë vendin do të mbyllen deri më 13 shkurt dhe arsimi në 10 provincat e prekura është pezull deri më 20 shkurt.