SPORT

Leclerc synon titullin në Formulën 1

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, përgatitet për sezonin e ri të Formulës 1.

Ai shprehet se pret një makinë më të fortë se ajo e sezonit të kaluar, ndërkohë që për të nuk do të jetë e vështirë përshtatja me njëvendëshen e re.

“Vjet, pilotët u detyruan ta ndryshojnë stilin e pilotimit për t’iu përshtatur rregullave të reja. Këtë vit do të jetë më e lehtë për ne. Vjet arrita nëntë ‘pole position’ dhe shumë pak prej tyre u përkthyen në fitore në garë. Këtë vit do të doja të ishte e kundërta, të fitoja më shumë të dielën, duke mos humbur edhe ritmin e mirë që kemi pasur të shtunën në provat zyrtare. Sa më shpejt të përshtatemi me makinën e re aq më të lehtë do ta kemi”, ka thënë Leclerc.

“Testet e para do të jenë një tregues i mirë, duke parë gjendjen e makinës së re dhe mundësinë se ku do të përmirësohemi. Nëse do ta kemi makinën nën kontroll, atëherë do të jetë më e lehtë dhe do të duelojmë për fitore. Mendoj se ka ardhur koha për ta bërë hapin e madh”, ka shtuar Charles Leclerc.

Related posts

FBK organizon edhe një ngjarje madhore, kësaj radhe FIBA 3×3 U23 Nations League

admin

Robin Haxhi Krasniqi ndjeki nga afër Kupën “Adem Jashari” në shenjëtari

admin

KF Tirana e shet Ismajlgecin në Bosnje për këtë shifër të parave

admin

Leave a Comment