LeBron James e ka futur emrin e tij në mesin e legjendave të basketbollit.
Ylli i Los Angeles Lakers u bë koshashënuesi më i mirë në histori të NBA-së pasi i realizoi 38 pikë në humbjen e ekipit të tij 130:133 nga Oklahoma City.
James kishte nevojë për 36 pikë për ta thyer rekordin e legjendës tjetër të këtij sporti, Kareem Abdul-Jabbar, të regjistruar gati katër dekada më parë.
E James, dy pikët me të cilat e theu rekordin absolut i shënoi në sekondat e fundit, me ç’rast e ngriti në këmbë publikun e pranishëm në palestër.
James arriti në kuotën e 38.390 pikëve në një sezon të rregullt në NBA, kurse Abdul-Jabbar në karrierën e tij të lavdishme i kishte realizuar 38.387.
James u pa mjaft i emocionuar pasi u bë koshashënuesi më i mirë në histori të NBA-së.
“Jam mjaft i nderuar dhe krenar që e gjej veten përkrah një legjendë si Abdul-Jabbar. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi 20 vjeçar me mua”, u shpreh James, i cili shtoi se kështu po i realizohet një ëndrrë e kamotshme.
James është përgëzuar edhe nga Karrem Abdul-Jabbar për këtë arritje të re.