BOTA

Angela Merkel merr çmimin e paqes për politikën e saj ndaj refugjatëve

Ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, iu dha çmimi në Bregun e Fildishtë për përpjekjet e saj për të mirëpritur refugjatët në vitin 2015.

Merkel, ka marrë një çmim nga Kombet e Bashkuara për vendimin e saj të vitit 2015 për të mirëpritur refugjatët në vend.

Po ashtu, Merkel, e cila u largua nga detyra vitin e kaluar, u nderua të mërkurën me Çmimin e Paqes Felix Houphouët-Boigny të UNESCO-s, në kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, Yamoussoukro.

“Të gjithë anëtarët e jurisë u prekën nga vendimi i saj i guximshëm në vitin 2015 për të mirëpritur më shumë se 1.2 milionë refugjatë, veçanërisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea. Kjo është trashëgimia që ajo lë”, shkroi juria në gusht të vitit të kaluar, kur u shpall për herë të parë vendimi.

“Të punosh me vendosmëri dhe forcë për paqen është edhe më e rëndësishme se sa ka qenë ndonjëherë”, tha Angela Merkel, në fjalimin e saj të pranimit. “Dialogu është arma e të fortëve dhe jo e të dobëtit”, shtoi ajo, duke cituar Houphouët-Boigny, presidentin e parë të Bregut të Fildishtë pas pavarësisë së tij nga Franca në 1960.

Merkel falënderoi jurinë për zgjedhjen e tyre, e cila “përqendrohet në faktin se lufta… do të thotë gjithashtu se njerëzit duhet të largohen nga vendet e tyre të origjinës”, duke iu referuar refugjatëve nga Ukraina.

“Ne kishim menduar se koha e luftës në Evropë kishte kaluar”, tha Merkel. “Por që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, kur ndodhi agresioni i egër i Rusisë ndaj Ukrainës, ne kemi ardhur në përfundimin e trishtuar se nuk është kështu. Kjo e ka tronditur Evropën deri në rrënjë”.

Në vitin 2015, Gjermania zbatoi një politikë “të dyerve të hapura” për refugjatët dhe Merkel tha se shumë njerëz në të gjithë vendin e mbështetën atë, duke treguar se Gjermania mund të ofronte një mirëseardhje të ngrohtë.

“Unë shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata [njerëz] sepse i konsideroj ata si fitues të këtij çmimi”, tha ajo.

Në ceremoni u bënë homazhe për Merkelin dhe politikën e saj për refugjatët.

Audrey Azoulay, drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, vlerësoi “vendimin e guximshëm” për të pranuar më shumë se një milion refugjatë. “Ju ndërmorët rreziqe… duke ve në veprim Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut”, tha Azoulay.

Presidenti i jurisë dhe fituesi i çmimit “Nobel” për Paqe 2018 Denis Mukwege tha: “ne përgëzojmë humanizmin tuaj, shpirtin tuaj të solidaritetit dhe ndjenjën tuaj të mprehtë të etikës dhe udhëheqjen tuaj frymëzuese”.

Përpara dorëzimit të certifikatës, një video e shkurtër rindërtoi hapat që çuan në vendimin e Merkelit, duke kulmuar me thënien e saj të famshme “Wir schaffen das” (“Ne do ta bëjmë atë”) dhe duke iu referuar ish-kancelares si “Mama Merkel”.

Çmimi u jepet çdo vit që nga viti 1991 individëve ose organizatave që kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për të promovuar, hulumtuar ose siguruar paqen. Fituesit e parë ishin Nelson Mandela dhe Frederik Willem de Klerk. /Politico

Related posts

Wagner: Prigozhin u varros në Shën Petersburg

admin

Siri: Të paktën 36 civilë të vrarë në sulmin e dyshuar të IS

admin

Anëtarësimi në NATO/ Zelensky thirrje Aleancës që t’i dërgojë një sinjal të qartë Ukrainës

admin

Leave a Comment