SHQIPËRI

Debati për “Aktivistin”/ Rama dhe Partia Socialiste i përgjigjen akuzave për aplikacionin

Prej vitit 2005 kur mori drejtimin e Partisë Socialiste, Edi Rama i ka kushtuar një vëmendje të posaçme forcimit të rrjeteve sociale në funksion të kësaj force politike.

Në vazhdën e përdorimit masiv të digjitalizimit, Partia Socialiste katër muaj më parë prezantoi aplikacionin Aktivist, përmes të cilit anëtarët dhe mbështetësit e PS të shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale postime të aktiviteteve të PS dhe ministrave.

Zërave kritik se aplikacioni Aktivist është me detyrim për tu shkarkuar dhe përdorur për qëllime politike nga administrata publike, Edi Rama u dha një përgjigje përmes një video mesazhi teksa takoi një grup aktivistësh të PS.

“Patronazhisti është, ç’është, por aktivisti… (qesh) S’keni parë gjë akoma”, u shpreh Rama teksa qëndronte krah të rinjve.

Etjen Xhafaj, Sekretar për koordinimin digjital tregoi çfarë PS kërkon të arrijë me këtë aplikacion.

“Është të komunikojë me njerëzit. Pra, të kemi akses, të kemi mundësi të tregojmë ato që kanë ndodhur. Nuk ka asnjë synim negativ. Nëse gjeni sot një njeri nga administrata publike që thotë unë jam shkarkuar prej kësaj pune, hajde dhe e bëjmë publik të gjithë bashkë dhe të ndjekim çdo rrugë ligjore. Por nuk ka ndodhur kjo. Kjo pretendohet që të ketë ndodhur. Kjo pretendohet që ka ndodhur, se po ta kishin ata nga ana tjetër, të njëjtën gjë do të bënin. Sikurse e kanë bërë, kur dilte e gjithë gjithë Posta Shqiptare dhe ngulte postera. Partia Socialiste e Shqipërisë është vite dritë larg kundërshtarëve”.

Por Partia Demokratike e shikon shumë ndryshe këtë aplikacion të realizuar nga socialistët.

“Partia Demokratike është kundër çdo detyrimi dhe përdorimi të administratës publike për punë partie, sidomos kur këto punë kanë të bëjnë jo me shtetin, por me pushtetin dhe me kultin e individit të kryeministrit dhe të ministrave”, u deklaroi Floriana Garo.

Zgjedhjet po afrojnë dhe lufta për sa më shumë vota po bëhet edhe më e fortë edhe online.
Ndërkohë që të gjitha reagimet erdhën pasi u publikuan emrat dhe të dhënat e të gjithë përdoruesve të deri tanishëm të aplikacionit aktivisti.


Top Channel

Related posts

Trishtuese në Serbi: Nëna fotografon djalin me thikë në dorë, e arreston policia

admin

“Serbia kundër shqiponjës”, Kamberi: Ta veshim Facebook-un Kuq e Zi

admin

“Aleanca e rublave”/ Taulant Balla lëshon akuzë për shkatërrimin e rafinerisë së Ballshit

admin

Leave a Comment