SHOWBIZ

Leonardo DiCaprio është thjesht Leonardo DiCaprio, aktori në një romancë me modelen 29 vite më të re?!

Banner

Ylli i Hollivudit Leonardo DiCaprio ka ndezur thashethemet për një romancë të re me një 19-vjeçare.

48-vjeçari, është fotografuar së fundmi me modelen Eden Polani në një event muzikor dhe menjëherë kanë nisur aludimet se ai mund të jetë në një lidhje me bukuroshen.

Por një burim i afërt i tyre tha: “Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë. Ai ishte i ulur pranë Polanit në një festë muzikore së bashku me njerëz të tjerë.”

Burimi shtoi se një fotografi e bënte të dukej sikur ishin bashkë, por është e qartë që Leo nuk mund të takohet me çdo person me të cilin ai është në një festë. Dyshja morën pjesë në eventin e Ebony Riley, ku të ftuar ishin edhe shumë yje të tjerë.

Rikujtojmë se aktori njihet për lidhjet e tij romantike me modelet shumë më të reja në moshë. DiCaprio gjithashtu u përfol kohët e fundit se ishte i lidhur me 23-vjeçaren, Victoria Lamas, vajzën e aktorit të “Falcon Crest”, Lorenzo Lamas. Disa kohë më parë ai u përfol edhe për romancën e tij me supermodelen Gigi Hadid.

Sjellim në vëmendje se ‘Titanic’ i James Cameron është duke u rikthyer në ekranin e madh në një version të ri për të festuar përvjetorin e 25-të. Sipas Paramount Pictures, filmi do të shfaqet në ekran më 10 shkurt, përpara festës së Shën Valentinit. Paramount fitoi të drejtat e filmit vitin e kaluar pasi Disney vendosi një ri-publikim ndërkombëtar për filmin hit për t’u parë nga fansat në 3D.


Top Channel

Banner

Related posts

Arsyet befasuese përse ju bien flokët

admin

‘Sa herë në ditë mbivendosen dy akrepat e orës?’, pyetja e vjetër që ende ‘tmerron’ kandidatët në intervista (fotot)

admin

Britanikja e adoptuar gjen më në fund nënën dhe familjen biologjike që jetonin në Kanada (fotot)

admin

Leave a Comment