SHQIPËRI

Dosja Gërdeci/ SPAK dërgon për gjykim Fatmir Mediun për “shpërdorim detyre”

Hetimet për tragjedinë e Gërdecit kanë marrë kthesë të re, pasi SPAK ka dërguar për gjykim ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec.

Mediu akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.

Në gjykimin e SPAK thuhet se Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, ‘SAC’ dhe ‘Albademil’ ”.

SPAK thotë se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar dhe është vendosur ndarja e çështjes penale, duke u regjistruar procedimi për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, mbi bazën e vendimit nr.205, datë 24.09.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë (që ka vendosur revokimin e vendimit nr.6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu), ka rregjistruar proçedimin penal nr.279 viti 2021 dhe ka kryer hetimet paraprake lidhur me këtë proçedim penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesë për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.279 viti 2021, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

I pandehuri Fatmir Mediu akuzohet se në lidhje me proçesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, Bashkia Vorë, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin dhe V.K.M Nr.138, date 14. 03. 2007 “Per proçeduren e trajtimit te armeve, teknikes dhe pajisjeve te forcave te armatosura, te hequra nga armatimi dhe perdorimi, persa i perket shitjes per çmontim dhe çmilitarizim te nje sasie municioni”, të cilat kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit dhe kanë sjellë avantazhe të padrejta për shoqëritë SAC inc dhe Albademil sh.p.k.

Gjatë hetimeve të këtij proçedimi penal janë kryer gjithashtu veprime të mëtejshme në lidhje me proçedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja “MEICO” ndaj shoqërive të huaja “Evdin” ltd, me seli në Qipro dhe “AEY”, me seli në Florida.

Lidhur me këtë episod, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar dhe është vendosur ndarja e çështjes penale, duke u rregjistruar proçedimi penal nr.279/1 viti 2023, për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 260 dhe 287 të Kodit Penal.”– njofton SPAK.

Në mars të këtij viti SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Ishte po Gjykata e Lartë që në atë kohë vendosi ta dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Ndërsa Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin.

Më herët avokatët e Mediut kanë pretenduar se rihapja e dosjes gërdeci ishte në shkelje të ligjit, të parimit të gjësë së gjykuar. Shkelje u konsiderua sipas mbrojtjes dhe fakti se një gjykatë më e vogël prishi vendimin e Gjykatës së Lartë.

Çështja ndaj ish ministrit Fatmir Mediu u mbyll më 14 Shtator 2009, kur ai u rizgjodh deputet pasi avokatët mbrojtës në atë kohë argumentuan se hetimi ndaj tij bëhej vetëm pas autorizimit të Kuvendit për heqjen e imunitetit.

Ishin familjarë të e Edison Durdajt, 7-vjeçarit dhe një tjetri që humbi jetën gjatë shpërthimit që e vendosën në lëvizje SPAK për të rihapur dosjen Gërdeci.


Top Channel

Related posts

Haradinaj: Qëndrimet e Ramës në Këshillin e Sigurimit konfirmojnë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë

admin

Një vit luftë/ Majko shpalos flamurin shqiptar në parlamentin e Ukrainës

admin

Berisha: Betohemi se mocionin do e bëjmë në Surrel, do shkojmë atje ku struket Rama

admin

Leave a Comment