BOTA

Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni

Një zjarr shpërtheu të martën në një fabrikë amerikane të dronëve në Letoni, e cila ka ndërtuar dronë për ushtrinë e Ukrainës dhe aleatët e NATO-s, raporton AFP.

Mbi 20 makina të policisë, nëntë makina zjarrfikësish dhe pesë ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes, në fabrikën e drejtuar nga firma amerikane Edge Autonomy në periferi të kryeqytetit të Letonisë, Riga.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe aktualisht nuk ka raportime për viktima.

Zjarrfikësit letonezë u kanë kërkuar banorëve vendas të mbajnë dyert dhe dritaret e të mbyllura, për shkak të tymit të madh.

Kompania me bazë në Kaliforni, sipas faqes së saj të internetit, prodhon aeroplanë pa pilot me rreze të gjatë për misionet e inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit. /REL

Banner

Related posts

E pazakontë/ U shkatërrua nga lufta, ukrainasi rindërton shtëpinë me mbetjet e raketave

admin

OKB: Numri i viktimave nga vërshimet në Derna arrin në mbi 11 mijë

admin

Agjencia franceze anti-korrupsion thotë se ‘sistemi i drejtësisë në vend ka kapitulluar ndaj korrupsionit’

admin

Leave a Comment