SHQIPËRI

“Ku është zoti Ahmetaj?” Balla: Ka qenë në çdo seancë dhe çdo mbledhje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë një komunikimi për mediat u pyet se ku ishte ish-ministri Arben Ahmetaj, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në vend.

Ai tha se Ahmetaj ka qenë pjesë e çdo mbledhjeje dhe seance, duke lënë të kuptuar se është në Shqipëri.

Balla: Ahmetaj ka qenë në çdo seancë dhe çdo mbledhje pa asnjë mungesë kështu që këtu është.

Kujtojmë se ish ministri përmendet nga pastruesja Rozeta Dobi si personi që kishte marrëdhënie personale me të arrestuarën Alda Klosi e cila ka qenë drejtoreshë e koncesioneve në Ministrinë e Financave në kohën kur Ahmetaj ishte ministër.

Klosi është lënë në burg sot nga Gjykata e Tiranës me akuzat pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklaratë të rreme para policisë.

Thellimi i hetimeve nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit si edhe pyetja për disa orë e sanitares Rozeta Dobi zbuloi se gjithçka ka qenë inskenim dhe paratë e gjetura në banesë nuk ishin vjedhur nga ajo,  por ish zyrtarja e lartë ia kishte dhënë për t’i fshehur.

Në dëshminë e saj Rozeta Dobi ka thënë se ka parë shumë para të cilat vinin me kuti dhe ishin të fshehura në disa shtëpi të ish-zyrtares Klosi. Dobi implikon dhe persona të tjerë që kishin kontakt me zyrtaren përfshi dhe ish ministrin Arben Ahmetajn me të cilin sipas saj Alda Klosi kishte raport personal.


Top Channel

Related posts

Apeli rrëzoi vendimin e Zhukrit, Berisha: Kim ndërhyri në vendim, do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë

admin

“Fushatë me kosto të ulët”/ Veliaj: Paratë që jep KQZ do t’ia kthejmë komunitetit me investime

admin

Kërcënoi partneren dhe rrahu policët, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

admin

Leave a Comment