SHQIPËRI

Kërkesat e opozitës për çështjen McGonigal, Balla: Mocioni me debat u pranua

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballan ë një komunikim për mediat u shpreh se kërkesa e opozitës për mocion me debat për çështjen McGonigal është pranuar.

Balla: Kërkesa për debat është miratuar, me firmën e Berishës kërkesat nuk miratohen. Çdo deputet të ketë 5 min kohë të mund të flasin, mocioni për debat është i Kuvendit, të rrini të qetë nuk ka asnjë merak kryeministri kreu i PS-së për të kthyer përgjigje. Ne e kemi pritur dhe do e presim, shpresoj që opozita të bjerë dakord, keni për ta parë nëse realisht do të bëjnë debat, ata do vijnë dhe do të thonë kemi ndryshuar thelbin, nuk na dalin 700 minuta, duam më shumë.

Sa i përket ngritjes së një komisioni hetimor për çështjen e McGonigal, mazhoranca pretendon për falsifikim të firmave nga ana e deputetëve, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj, ndërsa deputeti, Luan Baçi ka firmosur dy herë.

Sipas tyre, Këlliçi dhe Shehaj ndodhen në udhëtim jashtë vendit, por pavarësisht kësaj rezultojnë se kanë firmosur kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor.

“Të guxojnë deputetë që nga SHBA-ja ku ndodhen për qejf apo për vizitë të firmosin kërkesa që depozitohen në Kuvend, që të ketë deputetë që në një shkresë të kenë një firmë dhe nënshkrim dhe në një shkresë tjetër nënshkrim dhe firmë tjetër, që Kuvendi të mos investohet në një kallëzim për falsifikim ta tërheqin kërkesën ose të paktën firmat. Ata kanë edhe një vrap se kush e depoziton i pari. S’ka pasur ndonjëherë situatë  më qesharake që dy grupe të opozitës turren me vrap kush do ta dorëzojë i pari kërkesën”, tha Balla.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se vetë Kuvendi ka vendosur ngritjen e një komisioni të posaçëm për të ndryshuar ligjin për Komisionet Hetimore.

“Kemi diskutuar në konferencën e kryetarëve, që për pasojë të kërkesave të ardhura nga deputetët e opozitës parlamentare për ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore, nevojën e implementimit të 6 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje kemi vendosur dhe më pas votuar në seancë me 23 janar një komision të posaçëm parlamentar për ndryshimin e ligjit”, the kreu i  grupit parlamentar.


Top Channel

Related posts

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Rama të ftuarve: Shijojeni sa të mundeni dallimin e skajshëm të stereotipit të Shqipërisë

admin

“Na falni për hartën pa Kosovën”/ Letra e kompanisë spanjolle për ministren e Kulturës dhe Turizmit

admin

Opozita kërkoi shkarkimin e saj, Nikolla: Ktheva kokën pas, nuk kam gabuar! Kërkesa juaj pa fakte

admin

Leave a Comment