AKTUALE

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, kompania ajrore solidarizohet dhe vendos çmime të ulëta. Bileta 5 euro për vullnetarët dhe qytetarët e prekur

Turkish Airlines ka njoftuar se fluturimet e kthimit të avionëve të ndihmës humanitare janë hapur për përdorim edhe nga qytetarët.

Të gjitha fluturimet nga Adana, Diyarbakir, Sanliurfa dhe Elazig për në Stamboll janë fiksuar me 100 TL, të përkthyera në 4.95 euro. Fluturimet me çmime të tilla do të jenë deri më 13 shkurt. Ky vendim është marrë për të mbështetur zonat e prekura nga tërmeti.

Këshilltari për shtyp i THY, Yahya Üstün, deklaroi se vazhdojnë operacionet  nën koordinimin e AFAD për dërgimin e materialeve të ndihmës humanitare dhe ekipet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti.

Aktualisht bëhet me dije se janë kryer 47 fluturime, 9 prej të cilëve janë avionë mallrash.

Banner

Related posts

Lëvizja BESA: BDI-së, LSDM-së krimit dhe korrupsionit po i vjen fundi

Gjyla Halili

Gjeloshaj i pakënaqur me Qeverinë

Gjyla Halili

Ditmire Shehu: Nëse fillojmë kështu, duhet t’i prishim zgjedhjet në tërë Maqedoninë

Gjyla Halili

Leave a Comment