SPORT

Portieri shënon në kohën shtesë, gol që e lakmon çdo sulmues (VIDEO)

Rrallë na ka ndodhur të shohim portierë që shënojnë gola, por kur ata dalin në sulm këtë gjë dinë ta bëjnë shpesh edhe më mirë se vetë sulmuesit.

Freddie Toomer në fakt është një portier i cili luan me Hong Kong Football Club në kampionatin e Hong Kongut. Qartësisht ka si profesion të mbajë topin larg rrjetës, e jo të tentojë gjëra të tilla.

Por në ndeshjen ndaj Resources Capital FC, ai vendosi të dilte para në shtesën e sfidës për të tentuar një barazim, meqë ekipi i tij ishte në disavantazh.

Ky ishte vendimi i duhur për Toomer, i cili ia doli të shënonte golin e barazimit në minutën e 6-të shtesë me një gol të realizuar me “gërshërë” që do ia kishte zili edhe një sulmues.

Banner

Related posts

Prishtina – Ballkani, derbi i javës së 23-të

admin

Shpëtim Duro pritet të emërohet trajner te skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut

admin

Bayerni interesohet për McTominay – Kreu

admin

Leave a Comment