SHQIPËRI

“Ku është zoti Ahmetaj?” Balla: Ka qenë në çdo seancë dhe çdo mbledhje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë një komunikimi për mediat u pyet se ku ishte ish-ministri Arben Ahmetaj, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në vend.

Ai tha se Ahmetaj ka qenë pjesë e çdo mbledhjeje dhe seanca, duke lënë të kuptuar se është në Shqipëri.

Balla: Ametaj ka qenë në çdo seancë dhe çdo mbledhje pa asnjë mungesë kështu që këtu është.

Kujtojmë se ish ministri përmendet nga pastruesja Rozeta Dobi si personi që kishte marrëdhënie personale me të arrestuarën Alda Klosi e cila ka qenë drejtoreshë e koncesioneve në Ministrinë e Financave në kohën kur Ahmetaj ishte ministër.

Klosi është lënë në burg me akuzat pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklaratë të rreme para policisë.

Thellimi i hetimeve nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit si edhe pyetja për disa orë e sanitares Rozeta Dobi zbuloi se gjithçka ka qenë inskenim dhe paratë e gjetura në banesë nuk ishin vjedhur nga ajo,  por ish zyrtarja e lartë ia kishte dhënë për t’i fshehur.

Në dëshminë e saj Rozeta Dobi ka thënë se ka parë shumë para të cilat vinin me kuti dhe ishin të fshehura në disa shtëpi të ish-zyrtares Klosi. Dobi implikon dhe persona të tjerë që kishin kontakt me zyrtaren përfshi dhe ish ministrin Arben Ahmetajn me të cilin sipas saj Alda Klosi kishte raport personal.


Top Channel

Related posts

Gjyqi për vulën e PD-së/ Vijon prej tre orësh seanca, Sefa: Kërkojmë rikthimin për gjykim të çështjes

admin

Aksion kundër bandave shqiptare, më shumë se 50 persona në pranga

admin

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

admin

Leave a Comment