SPORT

Laporta: Këtë vit ëndërroj ta fitojmë ligën, jemi në rrugën e duhur

Banner

Barcelona po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në La Liga. Gjiganti katalunas aktualisht e sheh veten në +8 pikë ndaj rivalit kryesor, Real Madrid.

E presidenti Joan Laporta është i vetëdijshëm se “Blaugrana” e kanë thuajse në dorë titullin, por që duhet të vazhdojnë me ritëm të njëjtë.

“Po shkojmë mirë, në fillim të sezonit do të nënshkruanim për të qenë me 53 pikë në mes të kampionatit, me tetë pikë në avantazh ndaj të dytit. Por, nevojitet ende shumë punë, dedikim dhe angazhim”, ka thënë kreu i klubit katalunas në gala mbrëmjen e organizuar nga “Mundo Deportivo”.

“Xavi po punon mirë, ka arritur në skuadër në një moment të vështirësisë maksimale dhe i ka bashkuar në mënyrë fantastike shumë lojtarë. Këtë vit ëndërroj ta fitoj ligën, jemi në rrugën e duhur. E dua një skuadër që është sikur Këshillim im Administrativ apo si të pavarurit që e ndihmojnë klubin që të rritet gjithmonë”, ka shtuar Laporta.

Banner

Related posts

Nuhiu: Kampionati është i fortë

admin

Mayweather sfidohet nga ish-kampioni – SHQIP.com

admin

Arsenal – Manchester City, publikohen formacionet zyrtare

admin

Leave a Comment