AKTUALE

“Charlie Hebdo” nuk kursen tërmetin në Turqi, publikon karikaturën me shkrimin “tallës”: Nuk ka nevojë as të dërgohen tanke….

Revista franceze Charlie Hebdo, e cila më herët ka publikuar karikatura të shëmtuara që fyenin besimin e myslimanëve, është përfshurë në një tjetër skandal.

Në karikaturën e saj të fundit, revista u tall me tërmetet që shkatërruan 10 provinca të Turqisë, ku humbën jetën mijëra njerëz.

Në karikaturën e publikuar nga revista, vizatoheshin ndërtesa të rrënuara dhe mbi të shkruhej “Nuk ka nevojë të dërgohet një tank”.

Në vizatimin, i cili është larg njerëzimit dhe ndërgjegjes, janë paraqitur ndërtesa të rrënuara dhe si koment është shkruar shprehja “Tërmet i Turqisë”, si dhe “Nuk ka nevojë të dërgohet as tank”.

Karikatura e diskutueshme u publikua edhe në llogarinë e revistës në Tëitter.

Banner

Related posts

Ahmeti angazhon ekip ndërkombëtar në krye me Paul Willian për “mosrespektimin e vullnetit të votuesve”

Gjyla Halili

Nik Gjeloshaj: Të jesh shqiptar nuk është kërcënim, por krenari

Gjyla Halili

VMRO-ja kërkon ndihma për Bujar Osmanin, vendos kuti për ndihma para MPJ-së

Gjyla Halili

Leave a Comment