SPORT

Raul e refuzoi ofertën e Leeds United

Banner

Leeds United ka shkarkuar nga detyra trajnerin Jesse Marsh.

Klubi nuk ka bërë të ditur se kush do ta pasojë amerikanin, teksa mediat pretendojnë se tashmë një trajner e ka refuzuar ofertën e tyre.

Drejtori sportiv Victor Orta kontaktoi Raulin, por bashkatdhetari i tij refuzoi të ulej në bankinën e Leeds.

Raul është një legjendë e Real Madridit. Ai ka luajtur më së shumti ndeshje për “klubin mbretëror” (741) dhe është golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit (323).

Raul është trajner i ekipit të të rinjve të Real Castilla. Sipas mediave, ai mendoi se ishte ende herët për të shkuar jashtë vendit.

Pak muaj më parë, Raul hodhi poshtë dy oferta nga Bundesliga, atë të Eintracht dhe Schalke 04.

Banner

Related posts

Federata Braziliane e Futbollit tregon nëse është arritur marrëveshja me Ancelottin

admin

Prognoza e UEFA-s na jep 90 për qind shans, ja si kualifikohet Shqipëria në Europian

admin

Ndeshja Shqipëri-Çeki, mbi 200 mijë kërkesa për bileta

admin

Leave a Comment