SPORT

Faruk Statovci tregon për gjendjen e tij shëndetësore pas sulmit fizik ndaj tij mbrëmë

Banner

Analisti dhe trajneri i futbollit, Faruk Statovci, u sulmua fizikisht nga dy persona të maskuar para banesës së tij në Prishtinë, të dielën mbrëma.

Në sulmin i cili ka ndodhur menjëherë pas emisionit “Kampionët”, në orët e para të mëngjesit të së hënës, Statovci pësoi disa lëndime trupore dhe për këtë u trajtua në QKUK.

Statovci, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, bëri të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Trajneri i KEK-ut ka falënderuar edhe të gjithë ata që treguan mbështetje për të.

Postimi i plotë nga Statovci:

“Miq faleminderit shumë për mbështetjen

Ju tashmë jeni të informuar nga mediat vendore rreth situatës që unë kam përjetuar mbrëmë. Ju informojë të gjithëve se gjendja ime shëndetësorë është e mirë përkundër disa lëndimeve të lehta që kam pësuar.

Shpresoj që kjo të jetë ngjarja e fundit jo vetëm për mua.

Edhe njëherë faleminderit për mbështetjet dhe mesazhet e shumta!”.

Banner

Related posts

Milan çështje orësh larg talentit amerikan!

admin

Mundësia për të bërë historinë, sonte finalja e Botërorit së atletikës për Luiza Gegën

admin

Barcelona, gjithçka për ta zëvendësuar Dembelen

admin

Leave a Comment