SPORT

Prishtina në çerekfinale të Kupës, eliminon Dukagjinin

Prishtina e ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 3:1, në ndeshjen e vlefshme të së tetës së finales së Kupës së Kosovës.

Bardhekaltrit kryen punë qysh në pjesën e parë, kur i shënuan dy gola, për të shkuar në pushim me një epërsi solide pas dominimit në 45 minutëshin e parë.

Jalen Blesa ishte hero i prishtinasve me dy gola të shënuar, një në pjesën e parë dhe një në atë të dytë.

Kurse, Leotrim Kryeziu i kaloi fillimisht kryeqytetasit në epërsi qysh në minutat e parë të lojës.

Nga ana tjetër, golin e vetëm dhe të pamjaftueshëm për klinasit e shënoi Vladislav Khomutov.

Prishtina kështu e kompleton fazën çerekfinale të kësaj gare.

Ky takim ishte paraparë të zhvillohej dje në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, por u shty për shkak të motit të lig.

Related posts

Dy duele interesante luhen sot në basketboll

admin

Legjenda shqiptare Altin Haxhi, komenton derbin ballkanik mes Ballkanit dhe Ludogoretsit

admin

Kumbulla feston ditëlindjen duke çuar dhurata në një çerdhe të fëmijëve në Burrel

admin

Leave a Comment