AKTUALE

Video që përlot/ “Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë”, biseda emocionuese e personelit të kërkimit me vogëlushin e ngecur nën rrënoja

Një video emocionuese e transmetuar nga televizoni turk A Haber tregon dialogun mes ekipit të kërkim shpëtimit në qytetin Adana të Turqisë dhe një fëmije, i cili u nxor nga rrënojat i plagosur.

Djali i vogël kishte mbetur nën gërmadhat e godinës së shkatërruar në lagjen “Yurt” në Adana. “Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë për ty” dëgjohet t’i thotë personeli i kërkim shpëtimit ndërsa djali dëgjon i tmerruar pa lëvizur dot.

 

“Pasha i vogël po të nxjerrim edhe pak fare duro, por mos e lëviz kokën, do të jap çokollatë. Pasha i vogël, je mirë, të lutem vetëm mos qaj. A ke pirë ujë? Na pi pak ujë tani. Unë jam këtu me ty, jam në krahun tënd”- i thotë djalit të vogël punonjësi i kërkim shpëtimit që i qëndroi pranë në momentet më të vështira.

Related posts

Shkupi e Tirana shpresojnë që deri më 2030 të bëhen pjesë e BE-së

admin

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari: Kërkojmë nga organet e rendit të dy ngjarjet ti trajtojnë dhe tu qasen në mënyrë njëjtë dhe joselektive

Gjyla Halili

Emigrantët votojnë në 2025! Miratohet Kodi Zgjedhor, 106 vota pro mbylljes së listave të kandidatëve, 2 deputetët që votuan kundër

Gjyla Halili

Leave a Comment