SHQIPËRI

Tërmeti në Turqi, Veliaj: Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur solidaritetin me të gjithë familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shpreh ngushëllimet e tij ndaj familjarëve që humbën të dashurit e tyre dhe ka treguar mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit turk ë këtë humbje të madhe njerëzish.

“Sot Tirana u zgjua me lajmin e tërmetit shkatërrues në Turqi. Zemrat dhe mendjet tona shkojnë për të gjithë të prekurit dhe familjet që kanë humbur të dashurit e tyre! Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit, por edhe me ngrohtësinë e solidaritetit mes dy kombeve tona”, shkruan Veliaj.


Top Channel

Banner

Related posts

“Po bën atë që ka bërë Berisha”, Spahiu: Rama po zbaton skenarin për ndërtimin e disa opozitave

admin

Ambasadorja Kim takon krerët e komisioneve të Integrimit dhe Ekonomisë

admin

“U shkel dinjiteti”/ Tërhiqen nga gara kandidati për kryetar bashkie në Korçë dhe të gjithë kandidatët për Këshillin Bashkiak

admin

Leave a Comment