AKTUALE

114-vjet Pavarësi, Flamuri shqiptar ngrihet në Evere

Nga Soni Memoci

Flamuri kombëtar shqiptar u ngrit të premten, më 27 nëntor, në sheshin e Komunës së Evere-s, në prag të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në ceremoni mori pjesë ambasadori i Shqipërisë në Belgjikë, Gazmend Barbullushi, i cili i dhuroi zyrtarisht komunës flamurin shqiptar.

Sipas njoftimit të ceremonisë, flamuri do të qëndrojë i ngritur gjatë gjithë fundjavës, përfshirë 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë. Ngritja e tij shënon miqësinë mes Shqipërisë dhe Belgjikës dhe shpreh vlerësimin për kontributin e komunitetit shqiptar në jetën e Evere-s.

Ceremonia u organizua me nismën e zëvendëskryetares së komunës, Habibe Duraki. Ambasada e Shqipërisë në Belgjikë e falënderoi Durakin për angazhimin e saj dhe shprehu mirënjohje për Komunën e Evere-s për mbështetjen e kësaj nisme.

Banner

Related posts

Paga mesatare neto në shkurt të këtij viti ishte 39.276 denarë

Gjyla Halili

VLEN është në test rezultatet dalin në zgjedhjet lokale, populli vlerëson populli gozhdon!

Gjyla Halili

“Përmbytet” Tetova: Garazhe, shtëpi e oborre mbushen me ujë

Gjyla Halili