AKTUALE

-6 gradë në Kodrën e Diellit, më shumë borë në Mavrovë

Moti i ftohtë dhe reshjet e borës kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut. Temperaturat më të ulëta këtë mëngjes janë regjistruar në Kodrën e Diellit -6 gradë, ndërsa në Mavrovë temperaturat kanë zbritur në -5 gradë.

Shtresa më e madhe e borës është regjistruar në Mavrovë, me 28 centimetra, në Krushevë 27, ndërsa në Kodrën e Diellit 18 centimetra. Në Tetovë ka 10, ndërsa në Kumanovë 9 centimetra borë.

Në Shkup temperatura është 0 gradë, ndërsa në Tetovë dhe Kumanovë -1 gradë.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot moti do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme bore, ndërsa në vendet më të ulëta priten reshje shiu dhe bore. Gjatë fundit të ditës reshjet do të ndërpriten.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius. Në Shkup pritet temperaturë maksimale deri në 2 gradë.

Banner

Related posts

Nazmi Jakurti viziton Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë, premton bashkëpunim me diasporën

Gjyla Halili

Përfundon mbledhja e VLEN-it, zgjidhja pritet ditëve në vijim

Gjyla Halili

Anishe Ademi shqiptarja nga Kërçova ekperte e sigurimeve dhe finansave në Gjermani

Gjyla Halili