AKTUALE

Ali Ahmeti takon në Zvicër profesionistë, ekspertë dhe përfaqësues të biznesit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime me ekspertë, profesionistë, sipërmarrës dhe bashkatdhetarë shqiptarë.

Gjatë këtij takimi, Ahmeti është njohur nga afër me arritjet e bashkatdhetarëve, si dhe me kontributin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e vlerave kombëtare dhe në fusha të rëndësishme si arsimi, shkenca, ekonomia dhe biznesi.

Në fokus të bashkëbisedimit ishte rëndësia e fuqizimit të rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë, shkëmbimit dhe transferimit të dijes, përvojës dhe ekspertizës, si dhe krijimi i mundësive të reja për investime në vendlindje.

Ahmeti ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të mërgatës shqiptare, duke e cilësuar atë si një pasuri të çmuar kombëtare dhe një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.

Ai ka shprehur krenarinë për sukseset e bashkatdhetarëve shqiptarë dhe kontributin e tyre në ruajtjen e identitetit kombëtar, si dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet mërgatës dhe vendlindjes.

Ja postimi plotë:

Me kënaqësi takova sot në Zvicër ekspertë, profesionistë, biznesmenë dhe bashkatdhetarë tanë.

Ishte kënaqësi të dëgjoja për arritjet e tyre dhe kontributin e çmuar që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në promovimin e vlerave tona kombëtare, në arsim, shkencë, ekonomi dhe biznes.

Bashkëbiseduam për rëndësinë e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë, transferimin e dijes, përvojës dhe ekspertizës, si dhe mundësitë e investimit në vendlindje.

Mërgata jonë është një pasuri e çmuar kombëtare dhe një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit tonë.

Krenar me arritjet e bashkatdhetarëve tanë! 🇦🇱

Banner

Related posts

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

Gjyla Halili

26 vite nga Masakra e Reçakut

Gjyla Halili

Drejtori i TIRZ DIMOVSKI në takim të rregullt pune me Technopanel!

Gjyla Halili