AKTUALE

Titujt e ALBAS që do të gjeni në Panairin e librit në New York më 28-29 Nëntor

Festivali i Librit Shqiptar vjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një edicion të veçantë, që do të mbahet në New York në fund të kësaj jave.

I organizuar nga Alblibris në bashkëpunim me Albanian Book Festival nga Toronto, festivali do të sjellë pranë lexuesve shqiptarë në New York botimet më të fundit në gjuhën shqipe, përfshirë edhe titujt e përgatitur për Panairin e Librit në Tiranë 2026.

E ftuar e këtij edicioni është botuesja dhe autorja Rita Petro, e cila do të takohet për herë të parë me lexuesit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Besnik Mustafaj dhe Luljeta Lleshanaku. Në festival do të jenë të pranishëm gjithashtu edhe autorja Mirela Kanini dhe autori Blerim Gjoci, të cilët do të prezantojnë botimet e tyre.

Mes shtëpive botuese që do të prezantojnë botimet e tyre është edhe ALBAS, e cila do të sjellë një përzgjedhje librash për fëmijë dhe të rritur, duke përfshirë tekste për mësimin e gjuhës shqipe, botime mbi historinë dhe kulturën shqiptare, letërsi bashkëkohore dhe vepra të autorëve të njohur shqiptarë e ndërkombëtarë.

Ndër botimet që lexuesit do të mund të gjejnë është paketa “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, teksti i përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për mësimin e gjuhës shqipe. Paketa synon të mbështesë mësimin e shqipes te fëmijët dhe të rinjtë e diasporës, duke i njohur ata njëkohësisht me kulturën, historinë dhe trashëgiminë shqiptare.

Një tjetër seri që do të prezantohet në festival është “Më quajnë…”, një koleksion librash për fëmijë të moshave të ndryshme, që sjell jetën dhe rrugëtimin e figurave të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare përmes rrëfimit në vetën e parë. Personazhet tregojnë historitë e tyre, sfidat, arritjet dhe përvojat që i kanë bërë të njohur. Në këtë seri përfshihen tituj kushtuar Skënderbeut, Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Ibrahim Kodrës, Mbretëreshës Teuta, Nënë Terezës, Nexhmije Pagarushës, Xhanfize Keko-s dhe personaliteteve të tjera.

Përveç botimeve për fëmijë, katalogu i ALBAS përfshin edhe tituj të letërsisë shqipe bashkëkohore, poezi, prozë dhe vepra të autorëve të njohur botërorë.

Mes tyre janë “Kënga e turmës” dhe “Poema e mungesës” nga Rita Petro. Në “Kënga e turmës”, poetja sjell poezi të shkruara përgjatë tri dekadave, nga viti 1985 deri në vitin 2016, duke pasqyruar përmes vargjeve përjetimet personale dhe realitetin shoqëror. Ndërsa “Poema e mungesës” ndalet te vetmia, malli, humbja, dhuna dhe boshllëku shpirtëror, duke i trajtuar këto tema në dimensionin individual dhe kolektiv.

Te gjitha
6 orë më parë

Një tjetër titull është “Kufiri” nga Latif Ajrullahi, një vepër që përmes reflektimeve mbi jetën shoqërore dhe njerëzore trajton paradokset, paragjykimet dhe kufijtë që shoqëria vendos mbi individin. Përmes një gjuhe ironike dhe situatash që ngjallin debat, libri prek tema si mungesa e tolerancës, konformizmi, hipokrizia shoqërore dhe marrëdhënia mes individit dhe pushtetit. Një vepër që i fton lexuesit të reflektojnë mbi realitetin shqiptar dhe kufijtë që shpesh nuk janë vetëm fizikë, por edhe mendorë e shoqërorë.

Lexuesit e poezisë mund të gjejnë edhe “100 lirikat” nga Frederik Rreshpja, një emër i veçantë i poezisë shqipe. Në këtë përzgjedhje përfshihet edhe Mimoza Ahmeti me dy botime: “Dormanci” dhe “Tregimet e civilizimit”, ku autorja ndërton proza dhe reflektime mbi përjetimet njerëzore dhe realitetin bashkëkohor.

Një nga titujt që trajton drejtpërdrejt historinë e afërt shqiptare është “Manual rrëzimi” nga Jonila Godole. Romani ndërthur fiksionin me dokumente autentike për të rikthyer një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së afërt shqiptare: rrëzimin e statujës së diktatorit në Tiranë. Johaness Kessler, një gazetar gjerman, rikthehet në Shqipëri 34 vjet pas ngjarjes, në kërkim të së vërtetës dhe të Martës. Por kujtimet e ndryshme, dosjet e paplota dhe dëshmitë që nuk përputhen e bëjnë të vështirë rindërtimin e asaj që ndodhi. Përmes kësaj historie, autorja trajton kujtesën kolektive, harresën, fajin dhe mënyrën se si e kaluara vazhdon të ndikojë të tashmen.

Në listën e botimeve është edhe “Udhëtimi kokëkrisës i fëmijës plastik” nga Virgjil Muçi, një roman që ndërthur fantazinë, aventurën dhe humorin përmes historisë së një fëmije të pazakontë, duke ngritur pyetje mbi identitetin, lirinë dhe kuptimin e të qenit njeri.

Për lexuesit e vegjël, ALBAS sjell edhe dy tituj të autorit Bedri Dedja, “Shkolla e pyllit” dhe “Patoku në plazh”, që i ftojnë fëmijët në botën e fantazisë, aventurës dhe humorit, përmes personazheve dhe situatave që nxisin imagjinatën.

Një tjetër roman në këtë përzgjedhje është “Imun” nga Tobias Xhaxhiu, që sjell një histori që ndërthur shkencën, dashurinë dhe psikologjinë njerëzore në sfondin e pandemisë. Davidi, një mjek në Institutin Kërkimor Sant’Angelo në Milano, arrin të zbulojë një kurë kundër virusit, pa e ditur se kjo shpikje do të shënojë edhe fundin e tij. Ndërkohë, Greta, e izoluar në një shtëpi të qelqtë në Rivierën Shqiptare, bëhet dëshmitare e një përplasjeje mes së kaluarës dhe së tashmes. Romani ngre pyetje mbi vetminë, dashurinë, humbjen dhe kufijtë e shpëtimit, duke e vendosur në qendër një pyetje: a mund të mbetemi imunë ndaj asaj që na bën njerëz?

Për lexuesit e letërsisë ndërkombëtare, në festival do të gjenden edhe “Getsbi i Madh” nga F. Scott Fitzgerald dhe “Jevgenij Onjegin” nga Aleksandër Pushkini, dy vepra klasike të letërsisë botërore që trajtojnë dashurinë, shoqërinë, ambicien dhe marrëdhëniet njerëzore në kontekste të ndryshme historike e kulturore.

Përzgjedhjen e plotësojnë edhe titujt “Fjongon e kuqe le ta marrë era” nga Ervin Nezha dhe “Loja e formave gjeometrike në mure” nga Suad Arilla, botime të reja në që do të prezantohen në Panairin e Librit në Tiranë.

E pranishme do të jetë edhe autorja Mrela Kanini e cila me ALBAS ka botuar “Klienti”, një triller psikologjik që ndjek historinë e Anës, një vajze që përpiqet të rindërtojë jetën e saj në Çikago, por përfshihet në ngjarje të papritura.

Autori Blerim Gjoci, i cili do të jetë i pranishëm fizikisht në festival. Përmes “Plagët e lavdisë”, një novele grafike, vepra sjell një interpretim të legjendës së Gjergj Elez Alisë, duke rrëfyer jetën e tij që nga fëmijëria, dashuria dhe betejat deri te përballja e fundit me Bajlozin e Zi.

Prania e ALBAS në Festivalin e Librit Shqiptar në New York sjell një përzgjedhje që u drejtohet brezave të ndryshëm të lexuesve, nga fëmijët që mësojnë dhe zbulojnë historinë e kulturën shqiptare, te të rriturit që kërkojnë letërsi shqipe dhe botërore. Për shqiptarët që jetojnë në SHBA, ky është një rast për të gjetur libra në gjuhën amtare, për të njohur autorë dhe botime të reja dhe për të mbajtur gjallë lidhjen e brezave të rinj me gjuhën shqipe.

Banner

Related posts

Ahmeti: Mickoski le të përgatitet mirë, sot 1 vit në fushë të mejdanit bashkë me zgjedhjet lokale edhe ato parlamentare

Gjyla Halili

Brukseli mban hapur derën e 2027-ës për Shqipërinë

Gjyla Halili

Sonte në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar patëm takim me strukturat e partisë

Gjyla Halili