AKTUALE

Dita e Flamurit bashkon diasporën: Ali Ahmeti dhe Arlind Sejdini në festë me mërgimtarët në Zvicër

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, do të zhvillojë ditët në vijim një vizitë në Zvicër, duke iu bashkuar bashkatdhetarëve për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Rikthimi i tij në Zvicër lidhet ngushtë me të kaluarën e tij në diasporë, ku ka ndarë për vite të tëra jetën dhe angazhimin e mërgimtarit. Pikërisht me mërgatën do të përqendrohen takimet e këtyre ditëve, të cilat arrijnë kulmin më 28 nëntor me një tubim festiv.

Krahas Ahmetit, në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Degës së BDI-së në Kërçovë, Arlind Sejdini, duke e bërë takimin edhe më të gjerë për të pranishmit nga trevat shqiptare.

Mbrëmja festive do të mbahet të shtunën, më 28 nëntor 2026, nga ora 18:00, në “Bärenmattesaal” (Turnhalleweg 1, CH-5034 Suhr), Zvicër.

Ja postimi plotë:

Kryetari Ali Ahmeti sërish në Zvicër për 28 Nëntorin! 🇦🇱

Gjatë këtyre ditëve, kryetari Ali Ahmeti do të qëndrojë në mesin e bashkatdhetarëve tanë në Zvicër, aty ku për vite me radhë ka ndarë jetën e mërgimtarit.

Vizitat e tij do të kulmojnë më 28 Nëntor, me një takim festiv për të shënuar Ditën e Flamurit.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryetari i Degës së BDI-së në Kërçovë, Arlind Sejdini.

📅 E shtunë, 28 Nëntor 2026
🕕 Ora 18:00

📍 Bärenmattesaal
Turnhalleweg 1, CH-5034 Suhr,
Zvicër

Gëzuar 28 Nëntorin! 🇦🇱

Banner

Related posts

“Reçica e Vogël shpërthen energjinë e fitores”/ Bajram Rexhepi: Mobilizim si kurrë më parë për Tetovën

Gjyla Halili

Zv/kryeministri i Parë Izet Mexhiti u takua me drejtoreshën e IOM-it, Vesna Bozhinovska Petrushevska

Gjyla Halili

Asnjë shqiptarë në njësinë “Tigrat”/VLEN: Pse heshtin BDI dhe kryeministri Xhaferi

Gjyla Halili