AKTUALE

BDI: “ZËVENDËSKRYETAR” QË NUK EKZISTON PARA KOMISIONERIT TË LARTË TË OSBE-së. VLEN E POSHTËRON KOMITETIN KUSHTETUES PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE ETNIKE

Më 19 nëntor, në takimin me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, deputeti i Vlen, Bekim Qoku, u paraqit në cilësinë e zëvendëskryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Një funksion i tillë nuk ekziston.

Faktet janë të qarta:
·Ligji kërkon që Komiteti të zgjedhë kryetarin dhe zëvendëskryetarin. Nga 15 maji e deri më sot është zgjedhur vetëm kryetari.
·Në faqen zyrtare të Kuvendit, Bekim Qoku figuron si anëtar.
·Edhe vetë njoftimi zyrtar i Kuvendit e cilëson atë si „anëtar të Komitetit“.
·Që nga 4 qershori, kur Vlen imponoi Badenterin e vogël për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Komiteti nuk është thirrur as edhe një herë.
Komiteti Kushtetues për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive thirret vetëm atëherë kur pushtetit i nevojitet vula e tij ose një fotografi me ndonjë mysafir ndërkombëtar. Funksionet në Kuvend nuk fitohen përmes vetëshpalljes, e as përmes delegimit gojor nga kryetari. Ato fitohen përmes zgjedhjes, në përputhje me ligjin.

Fronti Evropian zyrtarisht kërkon nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dhe nga Kryetari i Komitetit, Adnan Azizi:
1.Korigjimin e njoftimit dhe njoftimin e OSBE-së se Komiteti nuk ka zëvendëskryetar;
2.Thirrjen e mbledhjes brenda afatit prej 15 ditësh për zgjedhjen e zëvendëskryetarit, në përputhje me ligjin;
3.Fillimin e procedurës në përputhje me Kodin për Sjelljen Etike të Deputetëve.

Komiteti është krijuar me Marrëveshjen Paqësore të Ohrit për t’i mbrojtur bashkësitë etnike. Nuk është krijuar për të shërbyer si dekor i partisë në pushtet. Fronti Evropian do ta njoftojë për gjendjen faktike edhe Kabinetin e Komisionerit të Lartë dhe partnerët ndërkombëtarë.

Banner

Related posts

Grubi në Analiza 24: BDI krijoj kulturë të udhëheqësisë së suksesshmë tash e 20 vite

admin

Si të bëni granola: Muesli krokant i bërë në shtëpi që është më i shëndetshëm se ai i blerë në dyqan

admin

Lladrovci fton për unitet në Drenas: Të bashkuar si çdo herë, dje UÇK, sot PDK!

Gjyla Halili