AKTUALE

Ali Ahmeti: Marrëveshja kombëtare për përparim është domosdoshmëri për të ardhmen evropiane të vendit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mori pjesë mbrëmë në panelin e diskutimit të organizuar nga Qendra Analitike Hulumtuese „Abdilaqim Ademi”, pranë BDI-së, me temën „Marrëveshja Kombëtare për Përparim – Maqedonia e Veriut, shteti, shoqëria dhe e ardhmja evropiane”.

Në këtë diskutim u theksua rëndësia e dialogut politik dhe e ndërtimit të një konsensusi të përbashkët për çështjet strategjike që përcaktojnë të ardhmen e vendit.

Ahmeti vlerësoi se marrëdhëniet ndëretnike, funksionimi demokratik i institucioneve, barazia dhe integrimi evropian përbëjnë interesa afatgjata shtetërore, të cilat tejkalojnë kufijtë partiakë dhe mandatet politike.

Sipas tij, përparimi i Maqedonisë së Veriut kërkon vullnet politik, mirëkuptim dhe gatishmëri për bashkëpunim, duke vendosur interesin e përbashkët të shtetit dhe të qytetarëve mbi dallimet politike.

Mesazhi kryesor i diskutimit ishte se e ardhmja evropiane dhe zhvillimi demokratik i vendit kërkojnë përgjegjësi të përbashkët, dialog gjithëpërfshirës dhe një vizion të qartë për të ardhmen.

Ja postimi plotë:

Sonte, në Shkup, mora pjesë në panelin e diskutimit të organizuar nga Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, pranë BDI-së, me temën “Marrëveshja Kombëtare për Përparim – Maqedonia e Veriut, shteti, shoqëria dhe e ardhmja evropiane”.

E ardhmja e vendit kërkon dialog, përgjegjësi dhe një marrëveshje të përbashkët për çështjet që përcaktojnë zhvillimin e tij. Marrëdhëniet ndëretnike, funksionimi demokratik i institucioneve, barazia dhe integrimi evropian nuk janë çështje të një partie apo të një mandati, por interesa afatgjata të shtetit dhe të të gjithë qytetarëve.

Besoj se përparimi kërkon vullnet politik, mirëkuptim dhe gatishmëri për të ndërtuar ura bashkëpunimi, duke vendosur interesin e përbashkët mbi dallimet politike.

Banner

Related posts

KONCERT SOLEMN NDERIMI Shën Nënë Tereza – Nëna e mbarë Globit

Gjyla Halili

Nga protestat në “listat e zeza”! Kush po i frikëson studentët shqiptarë?

Gjyla Halili

Taravari në takim te Rama

Gjyla Halili