AKTUALE

Nik Gjeloshaj: Investimi prej 18 milionë euro për rrugën Katerkollë–Ostros, një hap historik për Krajën dhe Anën e Malit

Kryetari i Forumit Shqiptar dhe zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka përshëndetur fillimin zyrtar të punimeve në rrugën Katerkollë–Ostros, një projekt infrastrukt uror me vlerë prej 18 milionë eurosh, që konsiderohet ndër investimet më të mëdha të dekadave të fundit në Komunën e Ulqinit.

Përmes një reagimi publik, Gjeloshaj bëri të ditur se projekti ishte propozuar prej tij në dhjetor të vitit 2023, ndërsa Këshilli për Investime Kapitale, i kryesuar nga kryeministri Millojko Spajiq, kishte miratuar përfshirjen e tij në Buxhetin Kapital për vitin 2024.

Ai theksoi se realizimi i këtij projekti është rezultat i një angazhimi të vazhdueshëm dhe i ndjekjes së procedurave institucionale, duke veçuar kontributin e deputetit të Ulqinit, Artan Çobi, i cili, sipas tij, ka përcjellë nga afër çdo fazë të projektit.

Gjeloshaj vlerësoi gjithashtu angazhimin e kryetarit të Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, për realizimin e këtij investimi me rëndësi të veçantë për Krajën, Anën e Malit dhe gjithë Ulqinin.

“Pa investime nuk ka zhvillim. Kjo rrugë tregon se çfarë sjell vizioni i Forumit Shqiptar kur shoqërohet me punë konkrete. Do të vazhdojmë me projekte të tjera për Ulqinin dhe trevat shqiptare”, ka deklaruar Gjeloshaj.

Ai ka përgëzuar deputetin Artan Çobi për angazhimin e tij, duke e cilësuar fillimin e këtij projekti si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit infrastrukturor dhe ekonomik të rajonit.

“Gëzuar Krajë, Anë e Malit dhe Komuna e Ulqinit! Të lumtë, Artan! Ky është vetëm fillimi!”, ka përfunduar reagimin e tij Nik Gjeloshaj.

Ja postimi i plotë:

Një ditë e madhe për Krajën, Anën e Malit dhe mbarë Komunën e Ulqinit! Sot u shënua zyrtarisht fillimi i punimeve në rrugën Katerkollë–Ostros, një investim për punime prej 18 milionë eurosh. Punimet në terren kanë nisur para disa muajsh.

Në dhjetor të vitit 2023 e propozova këtë projekt dhe Këshilli për Investime Kapitale, i kryesuar nga kryeministri Spajiq, e miratoi përfshirjen e tij në buxhetin kapital për vitin 2024.
Pas shumë procedurave, të cilat deputeti Artan Çobi i ka ndjekur çdo ditë, një nga investimet më të mëdha të 30 viteve të fundit në Komunën e Ulqinit po merr jetë.

Pas këtij investimi qëndron puna e përditshme e Artanit, këmbëngulja e tij dhe ndjekja e çdo hapi deri në fillimin e punimeve.
Kur i rri punës mbrapa, vjen edhe realizimi.
E përgëzoj deputetin e Ulqinit, Artan Çobin, për angazhimin e tij dhe kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegun, për këtë investim të madh në komunën që drejton.

Pa investime nuk ka zhvillim. Kjo rrugë tregon se çfarë sjell vizioni i Forumit Shqiptar kur shoqërohet me punë konkrete. Do të vazhdojmë me projekte të tjera për Ulqinin dhe trevat shqiptare.

Gëzuar Krajë, Anë e Malit dhe komuna e Ulqinit!

Të lumtë, Artan!

Ky është vetëm fillimi!

Nik Gjeloshaj
Zëvendëskryeministër për Politikë Ekonomike dhe
Ministër i Zhvillimit Ekonomik

Banner

Related posts

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Në Universitetet Publike nis viti i ri akademik, shënohet rënie e numrit të studentëve

Gjyla Halili

Reshjet e borës në disa zona të Shqipërisë, Mbrojtja Civile: Po punohet për të mbajtur hapur akset rrugore

Gjyla Halili