AKTUALE

Në Shkup është hapur klubi i parë për persona me afazi “Shpresa”

Në Shkup është hapur klubi i parë për persona me afazi “Shpresa”, nismë e përbashkët e Shoqatës për ndihmë dhe mbështetje për personat me afazi “HOUP” dhe EPSH Qendra për rehabilitim të patologjisë së komunikimit verbal – Shkup.

Klubi i dedikohet personave të cilët përballen me vështirësi në të folur, më shpesh si pasojë e goditjes në tru, dhe do të paraqesë hapësirë në të cilën ata do të marrin mbështetje, mirëkuptim dhe mundësi për shoqërim dhe ndërlidhje të ndërsjelltë.

Nga Shoqata “HOUP” theksojnë se hapja e klubit është rezultat i bashkëpunimit disavjeçar me institucionin shëndetësor dhe vizionit të përbashkët për përmirësim të cilësisë së jetës së personave me afazi.

“Humbja e të fokurit nuk do të thotë humbje e të menduarit, ndjenjës, personalitetit dhe nevojës për të qenë pjesë e shoqërisë”, theksojnë nga shoqata.

Qëllimi është klubi të shndërrohet në vend ku personat me afazi do të mund të ndërtojnë miqësi të reja, ta kthejnë vetëbesimin dhe të marrin mbështetje në përballjen me afidat që i sjellë kjo gjendje.

Nga shoqata porosisin se me hapjen e klubit dërgohet edhe poorosi erëndësishme shoqërore se personat me afazi nuk duhet të lihen vetëm në luftën e tyre.

Banner

Related posts

Arbër Ademi: Nuk lejojmë relativizimin e përfaqësimit etnik

Gjyla Halili

Mickoski: Sulmi ndaj BDI-së nuk është sulm ndaj shqiptarëve, por sulm ndaj krimit që BDI përfaqëson

Gjyla Halili

Fushata e Vaksinimit, mbi 130 mijë doza të aplikuara në dy javët e para të tetorit

Gjyla Halili