AKTUALE

Rina Ajdari reagon ndaj Adnan Azizit: Vendimet e vitit 2023 nuk kanë lidhje me rastin e Alta Bankës

Koordinatorja e Grupit Parlamentar të Frontit Evropian, Rina Ajdari, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, lidhur me çështjen e aksioneve dhe procedurën që lidhet me Alta Bankën në Serbi.

Në reagimin e saj, Ajdari i ka cilësuar pretendimet e Azizit si dezinformim në prag të zgjedhjeve, duke theksuar se po bëhen krahasime mes procedurave të ndryshme për të krijuar paqartësi në opinionin publik.

Ajo rikujton se në vitin 2023, Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte miratuar vendime për dhënien e pëlqimit për shitjen e aksioneve në disa kompani dhe banka, në pronësi të Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar. Këto vendime, sipas saj, janë publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 123, më 13 qershor 2023.

Megjithatë, Ajdari thekson se rasti i aksioneve të trashëguara nga ish-Jugosllavia në një bankë shtetërore, që lidhet me Alta Bankën në Serbi, është çështje tjetër dhe i nënshtrohet një procedure të veçantë.

Sipas saj, vendimet e vitit 2023 për Stopanska Bankën, Halk Bankën dhe kompanitë e tjera nuk mund të përdoren si përgjigje për një çështje që ka të bëjë me aksione dhe procedura të tjera.

Në reagimin e saj, Ajdari përmend edhe datat 1 dhe 10 shtator 2025, duke pretenduar se procesi që lidhet me Alta Bankën u zhvillua në atë periudhë: më 1 shtator, kur Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore dha pëlqimin paraprak për blerjen e bankës, dhe më 10 shtator, kur Komisioni i Letrave me Vlerë miratoi ofertën e blerjes.

Ajo ka kërkuar që debati të mbështetet në dokumente zyrtare dhe jo në krahasime që, sipas saj, nuk pasqyrojnë dallimet mes procedurave.

„Në vend të manipulimeve dhe krahasimeve selektive, dokumentet zyrtare flasin më qartë se propaganda politike. Procesit mund t’i ndihmojnë edhe stenogramet e Qeverisë”, thuhet në reagimin e Rina Ajdarit.

Në fund, koordinatorja e Grupit Parlamentar të Frontit Evropian thekson se, sipas saj, dezinformatat nuk mund ta mbulojnë të vërtetën.

Ja postimi plotë:

DEZINFORMIM NGA ETHET PARAZGJEDHORE

Kishim harruar se në shumicën parlamentare kishte edhe deputetë shqiptarë! Por ja që, kur bëhet fjalë për dezinformim dhe shpifje, qenkan aty. Zakonisht në emër të tyre flet dhe vendos Kryeministri!

Por, përtej shpifjeve dhe gjuhës të ulët të përdorur nga deputeti Azizi, le t’i sqarojmë faktet dhe t’u përgjigjemi me argumente akuzave të tij.

Është e rëndësishme që qytetarët të mos mashtrohen me krahasime të pavërteta dhe të mos ngatërohen procedura të ndryshme për të krijuar mjegull politike.

Në vitin 2023, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendime për dhënien e pëlqimit për shitjen e aksioneve në disa kompani dhe banka, të cilat ishin në pronësi të Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar.

Këto vendime janë publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 123, më 13 qershor 2023.
Pra, ekzistojnë vendime zyrtare të Qeverisë për dhënien e pëlqimit për shitjen e këtyre aksioneve. Kjo është e dokumentuar dhe nuk mund të mohohet.

Por këtu duhet bërë një dallim thelbësor: rasti i aksioneve të trashëguara nga ish-Jugosllavia në një bankë shtetërore, të cilat përmenden në lidhje me Alta Bankën në Serbi, është çështje tjetër dhe lidhet me një procedurë tjetër.

Nuk mund të përdoren vendimet e vitit 2023 për Stopanska Bankën, Halk Bankën dhe kompanitë e tjera si përgjigje për një çështje që ka të bëjë me aksione të tjera dhe një procedurë tjetër.

Prandaj, në vend të manipulimeve dhe krahasimeve selektive dokumentet zyrtare flasin më qartë se propaganda politike. Procesit mund t’i ndihmojnë edhe stenogramet e Qeverisë.

Alta bankën e solli VLEN-i me vendim të datës 1 shtator 2025 kur Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore, dha pëlqimin paraprak për blerjen e bankës dhe më 10 shtator 2025 kur Komisioni i Letrave me Vlerë dha aktvendimin për miratimin e ofertës së blerjes.

Dezinformatat nuk mund ta mbulonjnë të vërtetën.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: BDI do të ketë kandidatin për President!

Gjyla Halili

Kontrolle në objektet hotelierike në Tetovë dhe Gostivar, mbyllen dy prej tyre

Gjyla Halili

Kacarska takon Stirk, bisedojnë për zgjedhjet

Gjyla Halili