AKTUALE

Fillon debati për amendamentet e ribalancimit të Buxhetit përcjell

Në Komisionin parlamentar për Financim dhe Buxhet sot fillon debati për amendamentet e ribalancimit të dytë të Buxhetit për vitin 2026. Nga propozuesit e autorizuar janë dorëzuar mbi 120 amendamente.

Me projeksionin e ri, të ardhurat buxhetore ulen për 5,3 miliardë denarë, në 374,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet zvogëlohen për të njëjtën shumë, në 420,5 miliardë denarë. Deficiti buxhetor mbetet 46,3 miliardë denarë, përkatësisht 4,1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, shpjegoi se ulja e të ardhurave kryesisht vjen si pasojë e pritshmërive më të ulëta nga akcizat, për shkak të uljes së akcizave për benzinën dhe naftën. Janë ulur gjithashtu të ardhurat jotatimore dhe donacionet.
Në anën e shpenzimeve parashikohen ndarje më të vogla të mjeteve për mallra dhe shërbime, subvencione dhe projekte kapitale, për shkak të shtyrjes së realizimit të tyre. Njëkohësisht, vazhdon mbështetja për kategoritë e cenueshme sociale, shërbimet shëndetësore dhe komunat.
Projeksioni për rritjen ekonomike mbetet 3,5 për qind. Ministrja theksoi se qëllimi i ribalancimit është përshtatja e shpenzimeve me realizimin e buxhetit, mbështetja e kategorive prioritare dhe ruajtja e deficitit të planifikuar buxhetor.

Banner

Related posts

Bexheti: Pushteti me veprimet e ndërmarra po cenon marrëdhëniet ndëretnike

Gjyla Halili

Kryeministri Rama nis vizitën zyrtare në Japoni, takim me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar

admin

Kompania shqiptare bën instalimin e rrjetit 5G në stadiumin e Hamburgut ku do të luhet kampionati europian

Gjyla Halili