AKTUALE

Faton Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të imamit Nashit ef. Mustafa: La gjurmë të pashlyeshme në komunitet

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të imamit Nashit ef. Mustafa nga fshati Gllogjë, duke vlerësuar lart kontributin e tij në jetën fetare, arsimore dhe shoqërore.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Ahmeti theksoi se Nashit ef. Mustafa ia kushtoi jetën dijes, besimit dhe edukimit të brezave. I shkolluar në Prishtinë dhe Riad, ai shërbeu me përkushtim si imam, profesor dhe veprimtar, duke lënë gjurmë të çmuara në komunitetin ku veproi.

Ahmeti kujtoi gjithashtu njohjen e tij me imamin Mustafa që nga vitet e ’90-ta, kur ky i fundit kreu haxhin së bashku me babanë e ndjerë të Ahmetit. Që nga ajo kohë, mes tyre u krijua një miqësi e sinqertë, e cila u ruajt dhe u kultivua për më shumë se dy dekada, e karakterizuar nga respekti dhe konsiderata e ndërsjellë.

Ai theksoi se urtësia, modestia dhe përkushtimi i Nashit ef. Mustafës do të mbeten një trashëgimi e çmuar për të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Në fund, nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti, u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafa, të afërmve, xhematit, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit.

Në fund, nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti, u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafa, të afërmve, xhematit, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus!

Ja postimi plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të imamit Nashit ef. Mustafës nga fshati Gllogjë.

Nashit ef. Mustafa ia kushtoi jetën dijes, besimit dhe edukimit të brezave. I shkolluar në Prishtinë dhe Riad, ai dha një kontribut të çmuar në jetën fetare, arsimore dhe shoqërore, duke shërbyer me përkushtim si imam, profesor dhe veprimtar i palodhur.

Axhën Nashit pata fatin ta njoh që nga vitet ’90, kur ai dhe babai im i ndjerë kryen së bashku haxhin. Që nga ajo kohë, mes tyre lindi një miqësi e sinqertë, të cilën e ruajtën dhe e kultivuan për më shumë se dy dekada, me respekt dhe konsideratë të ndërsjellë. Kjo lidhje e veçantë bën që ndarjen e tij nga jeta ta përjetoj edhe si një humbje personale.

Me urtësinë, modestinë dhe përkushtimin e tij, axha Nashit la gjurmë të pashlyeshme dhe një trashëgimi që do të kujtohet me respekt nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafa, të afërmve, xhematit, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij!

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus! 🤲

Banner

Related posts

Osmani: Të duam Kosovë, të lirë, të pavarur e me aleatë

Gjyla Halili

Numrat nuk janë gjithçka në politikë, marrëveshja është mbi numra.

Gjyla Halili

Regjistrimi i PD-së/ Kërkesa regjistrohet në Apelin e GJKKO-së, sot hidhet shorti për gjyqtarin relator

Gjyla Halili