AKTUALE

Aktivitete përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së Isa Likës – Komandant “Iliri”

Me rastin e 20-vjetorit të rënies së Isa Likës, i njohur si Komandant “Iliri”, familja Lika organizon aktivitete përkujtimore në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij.

Aktivitetet përkujtimore do të mbahen të hënën, më 19 tetor 2026, në Tetovë, sipas programit vijues:

Ora 17:00 – Homazhe te Kompleksi Memorial i UÇK-së, pranë Teqesë në Tetovë.
Ora 17:30 – Akademi përkujtimore në Amfiteatrin “Rafi Halili”, në Universitetin e Tetovës.

Përmes këtyre aktiviteteve, familjarë, miq dhe të gjithë ata që ruajnë kujtimin për Isa Likën do të bëhen bashkë për të nderuar figurën dhe kontributin e tij, duke e mbajtur të gjallë kujtimin për të.

Familja Lika fton qytetarët dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këto aktivitete përkujtimore, duke e konsideruar praninë e tyre një shprehje respekti dhe nderimi për kujtimin e Isa Likës – Komandant “Iliri”.

Familja Lika shpreh mirënjohje për të gjithë ata që do të jenë pjesë e këtij përvjetori përkujtimor.

Ja postimi plotë:

Në emër të familjes Lika, ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetet përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së Isa Likës – Komandant “Iliri”.
Me respekt e mall të pashuar, do të mblidhemi së bashku për të nderuar jetën, veprën dhe kontributin e tij, duke mbajtur gjallë kujtimin për njeriun tonë të dashur.
Aktivitetet do të mbahen të hënën, më 19.10.2026, sipas këtij programi:
Ora 17:00 – Homazhe te Kompleksi Memorial i UÇK-së, pranë Teqesë në Tetovë.
Ora 17:30 – Akademi Përkujtimore në Amfiteatrin “Rafi Halili”, në Universitetin e Tetovës.
Prania juaj do të jetë një nder për familjen tonë dhe një shprehje respekti për kujtimin e Isa Likës – Komandant “Iliri”.

Ju mirëpresim!

Me respekt dhe mirënjohje,
Familja Lika

Banner

Related posts

Mark Gjonaj: Diaspora shqiptare për herë të parë mund të votojë për zgjedhjet në Shqipëri, regjistrohuni

Gjyla Halili

Në Emiratet e Bashkuara Arabe promovohet vepra e prof. Dr. Ismail Ahmedit dhe autorëve tjerë nga Maqedonia e Veriut

admin

Blerim Bexheti: Klimovski paguhet nga kompania serbe Kazino Austria e cila ka fitim mbi 100 milion Euro

Gjyla Halili