AKTUALE

BDI: Bërvenica meriton përfaqësim dinjitoz, Arkin Jahiji është alternativa e duhur

Bashkimi Demokratik për Integrim, së bashku me përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim, sonte zhvilloi një takim me qytetarët e Gurguricës, ku u diskutua për të ardhmen e komunës së Bërvenicës dhe u prezantua vizioni dhe programi i kandidatit për kryetar komune, Arkin Jahiji.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e një përfaqësimi të përgjegjshëm, dinjitoz dhe në shërbim të qytetarëve. Bërvenica ka nevojë për udhëheqje që mbron interesat e banorëve, respekton vullnetin e tyre dhe punon për zhvillimin e të gjitha vendbanimeve të komunës, pa bërë pazare me të ardhmen e tyre dhe pa ia dorëzuar vendimmarrjen të tjerëve.

Përvoja e vitit të kaluar e bën edhe më të rëndësishme që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin një alternativë që garanton përfaqësim të denjë dhe përgjegjësi politike. AKI vlerëson se Arkin Jahiji përfaqëson këtë vizion dhe ofron një qasje që vendos interesin e qytetarëve dhe të ardhmen e Bërvenicës në radhë të parë.

Bërvenica meriton më shumë se marrëveshje politike të bëra në kurriz të saj. Ajo meriton dinjitet, zhvillim dhe një kryetar që u përgjigjet qytetarëve.

Arkin Jahiji, për një Bërvenicë me dinjitet dhe të ardhme më të mirë!

Banner

Related posts

TV21 në bodrumin e Byrosë për Metrologji, drejtori Rushani tregon se kur do të nisë përdorimi i aparatit për kontrollin e njehsorëve të energjisë elektrike

Gjyla Halili

Ushtarët e Maqedonisë së Veriut kryejnë patrullime në Rahovec të Republikës së Kosovës

Gjyla Halili

Sot 2 prill, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Gjyla Halili