AKTUALE

“61 deputetë”/ Osmani ia kujton Siljanovskës nenin 137 të Kodit Penal


Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani, kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovskës ia ka kujtuar nenin 137 të Kodit Penal.

Postimi i plotë në facebook:

Një përkujtim për Znj. Gordana Siljanovska-Davkova dhe VMRO-DPMNE-në lidhur me nenin 137 të Kodit Penal.
Kërkesa për 61 deputetë për të përjashtuar shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët dhe komunitetet e tjera nga vendimmarrja është një kërkesë shoviniste dhe etnocentrike kundër parimeve themelore të bashkëjetesës dhe karakterit multietnik të këtij vendi, prandaj kërkoj në emër të të gjitha komuniteteve dhe qytetarëve që të ndalet gjuha e përjashtimit dhe urrejtjes si dhe retorika që çon drejt izolimit dhe tensioneve.
Qytetarët janë të lodhur nga patriotizmi i rremë që i detyron të marrin pasaportat bullgare dhe të largohen nga vendi.
Anëtarësimi në Bashkimin Europian për 5 vjet, bashkëjetesa, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe standardi i jetesës europiane është ajo çfarë presin qytetarët nga ne dhe unë zotohem për secilin prej tyre se do të investoj të gjithë përvojën time, njohuritë dhe kontaktet e mia në mbarë botën për t’i arritur këto qëllime.

Kujtojmë se, VMRO-DPMNE në këto zgjedhje kërkon 61 deputetë me qëllim që të mos varet nga partitë politike shqiptare për të formuar Qeveri.

Banner

Related posts

“ILEGALJA SHQIPTARE – PARARENDËSE E RRËNIMIT TË JUGOSLLAVISË”/ AHMETI: EVOKUAM KUJTIMET E VEPRIMTARISË ATDHETARE DHE NDERUAM FIGURA MERITORE TË KOMBIT

admin

Ahmeti: Lufta e 2001 nuk e përmisoji vetëm statusin e shqiptarëve por edhe të komuniteteve tjera

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi takohet me mërgatën: Kontributi i tyre, thelbësor për të ardhmen e Tetovës dhe të kombit

Gjyla Halili