KOSOVË

41 turistë polakë të helmuar në Vlorë, udhëtuan sot me anije

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për helminin e turistëve në Vlorë. Mësohet se me simptoma helmimi janë 41 shtetas polakë. Këta të fundit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas bluve, ashtu siç u tha më herët, rezulton se këta turistë kanë vizituar sot me anije ishullin e Sazanit.

“Rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se këta shtetas, gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve”, njofton policia.

Banner

Related posts

Hovenier: Jemi partnerë me popullin e Kosovës për vizionin e Kushtetutës

Gjyla Halili

FJALIM LAMTUMIRËS I ALI AHMETIT PËR ISMAIL VISHIN, FURNIZUESESIN E NJËSITEVE TË PARA TË USHTRISË ÇLRIMTARE TË KOSOVËS

Gjyla Halili

“Çka dreqin ju solli këtu?”, Von Cramon pyet policët në Zveçan

admin

Leave a Comment