AKTUALE

24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Në seancën e 16-të, Qeveria vendosi që 24 prilli 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo, siç sqarojnë në njoftimin e qeverisë, është për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Këto dy ditë jo pune nuk do të punohen”, njoftojnë nga Qeveria.

Vendimi i sotëm i qeverisë vlen për të gjithë qytetarët e territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Banner

Related posts

BDI: Mbi 2 miliardë euro në projekte infrastrukturore

admin

Bojmacaliev: Me pasaportat e vjetra nuk mund të udhëtohet askund, kemi sasi të mjaftueshme të formularëve

Gjyla Halili

28 subjekte politike në garë, zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e Pavarësisë

Gjyla Halili