KOSOVË

22-vjeçarja braktis foshnjën në plazhin e Golemit

Një 22-vjeçare ka braktisur foshnjen e saj në plazhin e Golemit. Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa policia ka identifikuar 22-vjeçaren dhe është vendosur në kërkim të saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj

Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, policia e Shqipërisë ka referuar rastin në prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.

Banner

Related posts

Situata në veri të Kosovës është ende e brishtë

admin

Partia e Vulinit me rezolutë për anëtarësimin e Serbisë në BRICS

admin

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Gjyla Halili

Leave a Comment