BOTA

11 vjeçari shpërblehet €10,000 për fluturimin ‘e tmerrshëm’ të pasagjerëve që i shkaktoi makthe në gjumë (fotot)

Stefan Kokic ishte 11 vjeç kur avioni me të cilin udhëtonte bashkë me prindërit e tij u detyrua të bënte një ulje emergjence, çka bëri që ai të vuante vazhdimisht nga ëndrra të këqija e dhembje koke.

Kompania britanike Ryanair u urdhërua të paguajë dëmshpërblim £8,500 (€10 000) për fluturimin e tmerrshëm që kishte kaluar i vogli që udhëtonte nga Irlanda drejt Kroacisë, i cili e la me pasoja traumatike.

Stefan Kokic, tashmë 17 vjeçar, kur ishte 11-vjeç fluturonte nga aeroporti Zadar në Dublin në korrik 2018 kur avioni humbi presionin e ajrit në kabinë.

Për të bërë uljen e emergjencës piloti u detyrua të ndalonte në Frankfurt në aeroportin Hahn Airport, para se Stefan dhe prindërit e tij më në fund të lejoheshin të vijonin udhëtimin.

Stefan është diagnostikuar me stres dytësor të mbetur prej incidentit , si dhe me dhembje koke, raporton rrjeti Daily Star.

“Stefan ka kaluar një makth të tmerrshëm”, tha avokati i tij Ciaran Mandal ndërsa shtonte se bashkë me familjen kanë pësuar tronditje emocionale si rezultat i eksperiencës. “Familja e Stefan  cila jeton në Kildare, Irlandë, ka paditur grupin e fluturimeve Ryanair, dhe gjykatësi John O’Connor aprovoi dëmshpërblimin €10,000 për çështje të hapura mes palëve.


Top Channel

Banner

Related posts

Pse Gjermania po heziton të dërgojë tanke në Ukrainë?

admin

El Salvadori fillon të transferojë mijëra të burgosur në një ‘mega burg’ pas goditjes së bandave

admin

Associated Press: Bjellorusia mund të jetë duke ndërtuar kamp ushtarak për grupin Wagner

admin

Leave a Comment