AKTUALE

100 VAKTE PËR NJERËZIT NË NEVOJË, ANGAZHIMI I FAKULTETIT TË SHKENCAVE TEKNOLOGJIKE TË UNT-SË

Studentët e Fakultetit Teknologjik, nën drejtimin e Dr. Zimere Saiti Musliji dhe sekretares së fakultetit, znj. Drita Kalisi, në bashkëpunim me iniciativën “Reetweet a Meal”, përgatitën vakte për 100 persona në nevojë.

Ky aktivitet u zhvillua me qëllim të promovimit të aftësive praktike si planifikimi dhe menaxhimi, duke ofruar një mundësi për studentët të reflektojnë mbi çështjet sociale dhe të shqyrtojnë mënyra për të kontribuar pozitivisht në komunitet.

Ky veprim është në përputhje me misionin e Universitetit për të nxitur përfshirjen qytetare dhe për të formuar individë të ndërgjegjshëm, të përkushtuar ndaj zhvillimit të një shoqërie më të drejtë dhe solidare.

Banner

Related posts

Spitali klinik i Tetovës me drejtor të ri

Gjyla Halili

BDI drejt reformave të brendshme? Priten ndryshime dhe emra të rinj në parti

Gjyla Halili

AKI: Gjykata Kushtetuese vendosi nën diktat të Qeverisë, shqiptarët më 19 Tetor do t’ua japin përgjigjen

Gjyla Halili