Ushtari amerikan që operon prej vitesh në Bondsteel, Kosovë, Donnie Lowery, ka shprehur publikisht mbështetje për iniciativën e gazetarit hulumtues Fitim Çeku për të siguruar qasje në dokumente të FBI-së lidhur me çështjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.
Në komentet nën një postim të gazetajournal.it, që trajtonte reagimin e po njëjtit ushtar amerikan ndaj sanksioneve të sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) dhe kërkesën për lirimin e Thaçit, Lowery i është drejtuar drejtpërdrejt gazetarit Çeku me fjalët:

Fitim ÇeKu hope you get all the information from the FBI you are seeking” (Fitim Çeku, shpresoj që të marrësh të gjithë informacionin që po kërkon nga FBI).
Komenti vjen në kontekstin e përpjekjeve të mëparshme të gazetarit Çeku, i cili ka bërë publike se ka dërguar kërkesë FOIA Freedom of Information Act te FBI për dokumente që lidhen me Jack Smith, aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe aspekte të mundshme të koordinimit ose ndikimit në procesin e Dhomave të Specializuara.
Mbështetja e shprehur nga ushtari amerikan nënlinjon interesin e rritur në qarqe të caktuara amerikane për transparencë mbi dosjet dhe vendimet që kanë çuar në arrestimin e Thaçit në vitin 2020, në kohën kur ai po përgatitej për takime të nivelit të lartë në Uashington.
Gazetari Çeku ka theksuar vazhdimisht se qëllimi i tij është zbardhja e fakteve dhe sigurimi i informacionit zyrtar amerikan mbi këtë dosje sensitive. Komenti i Lowery-t, edhe pse i shkurtër, lexohet si shenjë mbrshtetje me këtë linjë pune investigative.
Zhvillimet rreth kërkesave për deklasifikim të dokumenteve të FBI-së dhe reagimet e figurave amerikane pritet të ndiqen me vëmendje në javët e ardhshme, sidomos në dritën e sanksioneve të reja amerikane ndaj strukturave të drejtësisë ndërkombëtare dhe debateve rreth Gjykatës Speciale në Hagë/Gazeta Journal/
Ushtari amerikan që operon prej vitesh në Bonatil, Kosovë, Donnie Lowery, ka shprehur publikisht mbështetje për iniciativën e gazetarit hulumtues Fitim Çeku për të siguruar qasje në dokumente të FBI-së lidhur me çështjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.
Në komentet nën një postim të gazetajournal.it, që trajtonte reagimin e po njëjtit ushtar amerikan ndaj sanksioneve të sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) dhe kërkesën për lirimin e Thaçit, Lowery i është drejtuar drejtpërdrejt gazetarit Çeku me fjalët:
“Fitim ÇeKu hope you get all the information from the FBI you are seeking” (Fitim Çeku, shpresoj që të marrësh të gjithë informacionin që po kërkon nga FBI).