AKTUALE

Blerim Bexheti: Me të drejtat e fëmijëve shqiptarë nuk negociohet

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka reaguar lidhur me çështjen e nxënësve shqiptarë në shkollën “Penko” në Komunën e Butelit, duke kërkuar përgjegjësi dhe sqarime të plota nga institucionet kompetente.

Sipas Bexhetit, deklarata e kryetarit të Butelit, Darko Kostovski, se problemi “nuk ekziston” dhe se nuk ka karakter etnik, përbën relativizim të papranueshëm të një çështjeje që prek drejtpërdrejt fëmijët shqiptarë.

“Një fëmijë nuk mund të jetë viktimë e kalkulimeve politike, administrative apo etnike. Me të drejtat e fëmijëve shqiptarë nuk negociohet”, thekson Bexheti.

Ai ka ngritur gjithashtu pyetjen se ku është reagimi i përfaqësuesve të VLEN-it, duke kërkuar që ministrat, deputetët dhe funksionarët shqiptarë të dalin publikisht me qëndrim për këtë çështje.

“Ku janë ministrat, deputetët dhe funksionarët shqiptarë që morën votën e qytetarëve me premtimin se do t’i mbronin të drejtat e tyre? VLEN-i duhet të dalë nga heshtja dhe të tregojë nëse qëndron me fëmijët shqiptarë apo me vendimet e pushtetit lokal”, deklaron deputeti i BDI-së.

Bexheti kërkon përgjegjësi institucionale, politike dhe konkrete, duke shtruar pyetjet se kush e ka marrë vendimin, kush e ka mbështetur atë dhe kush do të mbajë përgjegjësi.

“Kjo nuk është thjesht çështje e një shkolle. Është çështje e barazisë, dinjitetit dhe respektit ndaj shqiptarëve. Me të drejtat e fëmijëve tanë nuk luhet dhe heshtja e VLEN-it nuk mund të jetë më përgjigje”, përfundon Bexheti.

Banner

Related posts

Ahmeti: Kryeministrin e bëmë ne, do ta bëjmë edhe Presidentin e parë shqiptar

Gjyla Halili

Rezultatet e para nga disa vendvotime në Kërçovë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Albini është vëllai im, prej tij nuk e ruaj shpinën!

Gjyla Halili